Connect with Us

Bilanci nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe tre humbje jete në 24 orë

Shëndeti

Bilanci nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe tre humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë miraton protokollet për testimet serologjike në spitale private

Në 24 orët e fundit  në Shqipëri janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Gjithashtu janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 54
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1405
Testime totale 112,969
Raste pozitive 18250
Raste të shëruara 10395
Raste Aktive 7390
Humbje jete 465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu bën bilancin/ Sa persona morën dozën e parë të vaksinës sot

Publikuar

-

Nga

Manastirliu bën bilancin/ Sa perosona morën dozën e parë të vaksinës sot

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu ka publikuar shifrat sa i përket vaksinimit masiv që vijon prej ditësh.

Sot e kanë marrë dozën e para 13.685 persona.

Ndërsa në total që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 281.216 vaksinime.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Do të shpëtojmë më shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

“Do të shpëtojmë shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhënat e një studimi sa i përket trajtimit të Covid-19.

Studiuesit e Universitetit John Hopkins kanë dalë në përfundimin se trajtimi me një injektim të vetëm intravenoz me antitrupa monoklonalë e ul në mënyrë sinjifikante risku e shtrimit në spital dhe të paraqitjes në urgjencë.

“Lajme të mira në trajtimin e COVID-19 miqtë e mi!

Antitrupat monoklonalë janë mjekimi më i efektshëm kundër SARS-CoV-2 deri më sot!

(Dikush mund t’i kujtojë si mjekimi i përdorur në rastin e pacientit më të famshëm: Z. Trump)

Efektet e tyre janë studiuar dhe publikuar qartë në studimet klinike të fazës së tretë.

Tashmë po vijnë edhe rezultatet e përdorimit të tyre në trajtimin e popullatës reale me COVID-19.

Studiuesit e Universitetit John Hopkins në bashkëpunim me Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore të Qeverisë Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës studiuan efektin e bamlanivimabit (LY-CoV555).

Në detaj u studiuan:

598 pacientë me COVID-19.

270 (45%) u trajtuan me bamlanivimab (1 injektim i vetëm intravenoz brenda 10 ditëve nga fillimi i shenjave), ndërsa

328 (55%) morrën trajtimin standard.

Rezultatet janë mbresëlënëse (ashtu siç edhe pritej)!

Brenda 30 ditëve nga diagnoza u shtruan në spital ose u paraqitën në urgjencë:

12% (39 ndër 328) e pacientëve me trajtimin standard dhe

1.9% (5 ndër 270) e pacientëve të trajtuar me bamlanivimab.

Pas standardizimit sipas moshës, gjinisë dhe sëmundjeve shoqëruese u vu re:

82% ulje e riskut për shtrim në spital ose paraqitje në urgjencë te pacientët e trajtuar me antitrupa monoklonalë

(95% intervali i besueshmërisë: 66%-94%).

Autorët dalin në përfundimin se:

Në popullatën e pacientëve realë me COVID-19, trajtimi me një injektim të vetëm intravenoz me antitrupa monoklonalë e ul në mënyrë sinjifikante risku e shtrimit në spital dhe të paraqitjes në urgjencë.

Trajtimi më i gjerë me antitrupa monoklonalë, duke përfshirë popullatat e pacientëve të dizavantazhuar, mund të reduktojë ngarkesën e spitaleve dhe duhet të ofrohet për të gjithet popullatat në SHBA për të siguruar barazinë shëndetësore.

Koment shtesë:

Ndërkohë është zbuluar që kokteili i antitrupave bamlanivimab + etesevimab është akoma më i fuqishëm se sa përdorimi vetëm i bamlanivimabit.

Sa më shpejt futet ky trajtim në Shqipëri, aq më shpejt do të fillojmë të shpëtojmë më shumë jetë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina të modifikuara për variantet e COVID-it

Publikuar

-

Nga

Vaksina të modifikuara për variantet e COVID-it

Dhjetëra amerikanë po përveshin mëngët për të marrë dozën e tretë të vaksinës ndaj COVID-19. Këtë herë, vaksinat janë modifikuar për t’i mbrojtur ndaj një mutacioni shqetësues të virusit.

Sidoqoftë, vaksinat që po administrohen deri më tani në Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbrojtje të fortë. Por studimi i vaksinave të reja eksperimentale nga kompanitë Moderna dhe Pfizer shërben si hapi i parë i rëndësishëm drejt një vaksine alternative, në rast se në të ardhmen virusi mposht vaksinat e sotme.

“Duhet t’i paraprijmë virusit”, tha Dr. Nadine Rouphael, nga Universiteti Emory, e cila udhëheq studimin për vaksinën e modifikuar të kompanisë Moderna. “E dimë ç’do të thotë të mbetemi prapa”.

Nuk është e qartë se kur do të dobësohej mjaftueshëm mbrojtja nga vaksinat aktuale, për të lindur nevoja për një vaksine të re. Por “dëshirojmë ta shndërrojmë COVID-in në një rrufë”, thotë ajo.

Viruset evoluojnë vazhdimisht dhe bota po nxiton të vaksinojë miliona njerëz dhe të ulë ritmin e përhapjes, përpara se të shfaqen mutacione të mëtejshme. Mbi 119 milionë amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës dhe 22% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pjesa tjetër e botës është shumë më prapa.

Aktualisht një variant më ngjitës i zbuluar në Britani vetëm disa muaj më parë është shndërruar në variantin më të pranishëm në Shtetet e Bashkuara, por që fatmirësisht parandalohet nga vaksinat.

Varianti që ngre shqetësime

Megjithatë, në mbarë globin ekziston shqetësimi se vaksinat e gjeneratës së parë mund të ofrojnë pak mbrojtje ndaj një varianti tjetër që u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut. Të gjitha kompanitë kryesore farmaceutike po ndryshojnë formulat e tyre, në rastin se do të duhet një vaksinim i ri ndaj virusit të quajtur B.1.351. Tashmë po testohen dozat eksperimentale nga kompanitë Moderna dhe Pfizer.

Në rrethinat e qytetit Atlanta, Universiteti Emory kontaktoi njerëzit që morën vaksinën fillestare të kompanisë Moderna nëse duan të ndihmojnë për vaksinën e re. Vullnetari Cole Smith thotë se rikthimi nuk ishte vendim i vështirë.

“E mëparshmja ishte një sukses i madh dhe siç e dini, miliona njerëz po vaksinohen tashmë”, i tha zoti Smith agjensisë së lajmeve Associated Press. “Nëse jemi duke i ndihmuar me të mëparshmen, përse të mos dalim vullnetarë dhe t’i ndihmojmë njerëzit me të renë?”.

Studimi, i financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, nuk po teston vetëm vaksinën eksperimentale, që do të shërbejë si një dozë e tretë nxitëse për sistemin imunitar. Studiuesit në Universitetin Emory dhe tre qendra të tjera mjekësore po regjistrojnë edhe vullnetarë që nuk kanë marrë ende ndonjë lloj vaksinimi ndaj COVID-19.

Ata duan të zbulojnë nëse: Mund të vaksinohen njerëzit me vetëm dy dozat e vaksinës ndaj varianteve, dhe jo me vaksinën origjinale? Apo me një dozë nga secili lloj? Ose, a mund të kombinohen në të njëjtin injeksion doza origjinale dhe doza për variantet?

Po kështu, Administrata për Ushqimin dhe Barnat i ka dhënë kompanisë Pfizer, dhe partneres gjermane BioNTech, lejen për të filluar një testim të ngjashëm me vaksinën e tyre të modifikuar. Kompanitë thanë se është pjesë e një strategjie proaktive për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë të vaksinave të reja, nëse do të duhen ndonjëherë.

LEXO EDHE:  Lidhja e gjyqtares me Blushin e Topit/ Bëmat e gjyqtares me 4 apartamente dhe makina të shtrenjta

LEXO EDHE:  Lidhja e gjyqtares me Blushin e Topit/ Bëmat e gjyqtares me 4 apartamente dhe makina të shtrenjta

Vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer, ashtu si shumica e vaksinave ndaj COVID-19 që po përdoren në mbarë botën, e trajnojnë trupin që të identifikojë proteinën që gjendet në “gjembat” e membranës së jashtme të virusit. Janë këto “gjemba” që i mundësojnë virusit të kapet pas qelizave njerëzore.

Mutacionet ndodhin çdo herë që virusi prodhon kopje të vetvetes. Zakonisht, këto gabime nuk ndryshojnë gjë. Por, nëse shumë nga këto ndryshime mblidhen tek proteina, në veçanti në vende kyçe, atëherë mutacioni mund t’i shpëtojë vigjilencës së sistemit imunitar, i cili është përgatitur të luftojë një virus që duket disi ndryshe.

Një proces i thjeshtë

Lajmi i mirë: Është e thjeshtë të përditësohen vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer. Ato prodhohen me një pjesë kodi gjenetik të quajtur mesazheri RNA – kodi i tregon trupit si të prodhojë disa kopje të parrezikshme me “gjemba”, të cilat në vazhdim shërbejnë për të trajnuar qelizat e sistemit imunitar. Kompanitë thjesht zëvendësuan kodin fillestar gjenetik me mRNA të proteinës së mutacionit nga Afrika e Jugut.

Një printim tre dimensional i strukturës së virusit SARS-CoV-2

Studimet që po zhvillohen këtë muaj përfshijnë disa qindra njerëz, ndryshe nga testimi masiv që nevojitej për të provuar se funksiononin vaksinat fillestare. Shkencëtarët duhet të sigurohen se mRNA-ja zëvendësuese nuk shkakton pasoja anësore.

Nga pikëpamja e mbrojtjes, ata po masin nga afër nëse vaksina e përditësuar e nxit sistemin imunitar të prodhojë antitrupa, të cilat do të luftojnë infeksionin, me efikasitetin e vaksinave fillestare. Gjithashtu, testimet në laborator do të tregojnë nëse antitrupat janë në gjendje të identifikojnë jo vetëm variantin nga Afrika e Jugut, por edhe versionet e tjera më të pranishme të virusit.

Një tjetër lajm i mirë është se antitrupat nuk janë mbrojtja e vetme. Studiuesit e Instituteve Kombëtare të Shëndetit shqyrtuan së fundmi një tjetër degë të sistemit imunitar – qelizat T të cilat luftojnë pasi infeksioni është përhapur. Testimet në laborator treguan se qelizat T të njerëzve që janë shëruar nga COVID-19, përpara se të dilnin variantet e tjerë më shqetësues, arrijnë të identifikojnë mutacionin e Afrikës së Jugut. Vaksinat gjithashtu nxisin prodhimin e qelizave T dhe mund të jenë thelbësore për parandalimin e rezultateve më të këqija.

Megjithatë, asnjë vaksinë nuk është 100% efikase. Edhe pa rrezikun e mutacioneve, ndodh që edhe ata që janë plotësisht të vaksinuar sëmuren nga COVID-19. Atëherë, nga do ta dinë autoritetet se duhet një vaksinim i ri? Një shenjë e qartë do të ishte rritja e ndjeshme e shtrimeve në spitale – jo vetëm e testeve me rezultat pozitiv për COVID – në radhët e personave të vaksinuar që do të jenë infektuar nga një mutacion i ri.

“Kjo do të ishte vija e kuqe. Atëherë, do të shqyrtohej mundësia e një vaksine të gjeneratës së dytë”, tha Dr. Paul Offit, i Spitalit të Fëmijëve në Filadelfia, njëkohësisht këshilltar për vaksinat i Administratës së Ushqimit dhe Barnave. “Nuk e kemi kaluar ende këtë vijë të kuqe, por mundësia ekziston”./voa

LEXO TE PLOTE