Connect with Us

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Politikë

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Publikuar

-

/
Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.

Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.

Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.

“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh. Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras. Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje. Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës. Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.
Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin. Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha i kapur nga Rama?/ Bylykbashi paralajmëron fakte të tjera, do të dalin së shpejti

Publikuar

-

Nga

Gafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat RamënGafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shprehet se Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi  tha se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën dhe se ato do të dalin

“Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. 



LEXO EDHE:  “Me bishtin përpjetë”/ Arben Malaj zbulon frikën e Ramës në zgjedhje

LEXO EDHE:  Ramën e pushton ankthi/ Nga frika mbron Tahirin

Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës siguron deklaratat e Bilal Shehut para prokurorëve

LEXO EDHE:  Çfarë pritet nga Lulzim Basha/ Agron Gjekmarkaj ka një mesazh për kreun e opozitës

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk pyet për Kushtetutë”/ Bylykbashi: E paralajmërova por donte të bëhej lider

Publikuar

-

Nga

Oerd bylykbashi, është shprehur se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën për pasojat e djegies së mandateve.

Në një intervistë për mediat, deputeti PD, është shprehur se e dinte se çfarë do të ndodhte nëse do të digjeshin mandatet pasi ai vetë në vitin 2008 ishte ai që kishte parashikuar në kod zgjedhor një nen kundër djegies të mandateve.

“Në atë kohë unë jam kontestuar Bashës një muaj para se ai anonçonte djegien e mandateve. Ia kam kundërshtuar si, antikushtetues. Një kryetar që pretendon të bëhet lider mendon se mund të kapërcehet kushtetuta, dhe nuk e kishte problem atë që i thosha unë se është antikushtetuese.



LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës siguron deklaratat e Bilal Shehut para prokurorëve

LEXO EDHE:  Pritshmëritë e Olsian Çelës/ "Shkopi magjik" i një kryeprokurori

Të detyrosh deputetët të lënë mandatet është antikushtetues. Mandati është i deputetit është i popullit nuk është i kryetarit të partisë e as i partisë. Unë i kam thënë këtë, përveçse është antikushtetues e kjo mund të mos jetë në interesin tënd, më 14 janar 2019. Do të mbushet parlamenti, sepse unë me dy koleg kemi shkruar nenin ne kodin zgjedhor në vitin 2008 kundër djegies së mandateve. Është i hekurt. Do të prodhoje si pasojë mbushjen e parlamentit me pjesën e dytë listës. Këtë e bëmë kundër partisë socialiste sepse kërcënonte me djegie mandatesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE