LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE-ja sanksionon dy rusë për sulmin kibernetik ndaj Bundestagut

22 Tetor 2020, 19:47, Kosova & Bota CNA
BE-ja sanksionon dy rusë për sulmin kibernetik ndaj Bundestagut

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kreut të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, GRU dhe ndaj një zyrtari të kësaj agjencie, për përfshirjen e tyre në sulmin kibernetik të vitit 2015, ndaj Dhomës së Ulët të Parlamentit të Gjermanisë.

Në gazetën zyrtare të BE-së u publikuan të enjten emrat e personave dhe entiteteve që janë sanksionuar nga blloku dhe u tha se ata ?janë përgjegjës për përfshirjen? në sulmin kibernetik ndaj sistemit të informacionit të Bundestagut. Ky sulm u tha se ka ndodhur në prill dhe maj të vitit 2015.

Gjatë sulmit, sistemet operative kishin dalë jashtë funksionit për disa ditë dhe një ?sasi e konsiderueshme? e të dhënave ishin vjedhur, teksa emailet e disa anëtarëve të parlamentit ? përfshirë edhe atë të kancelares Angela Merkel- ishin ?prekur? nga ky sulm tha Këshilli i BE-së.

Entiteti, të cilit i janë ngrirë asestet, është njësi brenda agjencisë GRU, zyrtarët e së cilës kanë marrë pjesë në sulmin kibernetik ndaj Bundestagut, tha BE-ja.

Dy zyrtarët që janë sanksionuar, do t?iu ngrihen asetet dhe nuk do të mund të udhëtojnë në BE. Njëri nga është thënë se është Dmitry Badin, të cilin BE-ja e përshkruan si pjesë të ekipit që ka kryer sulmin kibernetik.

BE-ja po ashtu ka sanksionuar Igor Kostyukov, duke thënë se ai, si kreu i GRU-së, është përgjegjës për sulmet kibernetike që ka kryer një njësit i agjencisë që ai udhëheqë.

Blloku evropian tha se kjo njësi e GRU-së po ashtu ka marrë pjesë në tentimin për të hakuar rrjetin e Wi-Fi në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike në prill të vitit 2018.

Kostyukov edhe më herët është sanksionuar nga BE-ja për shkak të rolit të tij në helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia me agjentin nervor Noviçok më 2018 në Britani.

Prokurorët në Gjermani, ndërkaq, kanë lëshuar një urdhër-arrest për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi dyshohet se bën pjesë në grupin e hakerëve, të njohur me emrin Fancy Bear.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e BE-së dhe Gjermanisë se qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj Parlamentit gjerman./rel

Lajmet e fundit nga