Connect with Us

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Politikë

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Publikuar

-

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Ilva Now në Euronews Albania se PD ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit do të bëjë të mundur që të trajtohen të gjitha koncesionet apo tenderët korruptivë.

Basha shpjegoi se subjekt i këtij ligji do të jenë dy lloje, do të jenë zyrtarë të çdo niveli, nga i pari i qeverisë deri tek më i thjeshti që është përfshirë në kontrata publike abuzive dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.

Sipas tij, qëllimi i këtij ligji, që siç tha do të jetë i pari që do të miratohet në kuvend sapo qeveria e tij të vijë në pushtet, është që t’u kthejë shqiptarëve paratë që u janë vjedhur në mënyrë të padrejtë përmes aferave korruptive.

Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia.

Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dhe pensionet”, tha kreu i PD.

LEXO EDHE:  Video-Si e shpërbleu Basha sharësin e Majlinda Bregut

I pyetur nëse ky ligj do të penalizonte biznesin e ndershëm, kryedemokrati tha se ky ligj do ta përmirësonte klimën e biznesit, pasi sipas tij bën të pamundur garën pa garë.

Një nga efektet e këtij ligji është parandalimi i korrupsionit. Do të mendohet 2-3 herë çdo zyrtar që të fusë duart në buxhetin e shtetit.

Ligji antimafia s’ka të bëjë me burgun, ka të bëjë ne paratë e vjedhura nga shqiptarët. Gjykata do të marrë vendimin, por procesi do të nisë nga qeveria, me një drejtori ose Ministri Antikorrupsion, hetimi do të bëhet nga prokuroria dhe gjykata do të marrë vendimin”, shpjegoi Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhti kombëtare

Publikuar

-

Nga

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhti kombëtare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të Partisë Socialiste për të ngritur një komision hetimor për  UÇK dhe raportin e Dick Marty.

Përmes njëm postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se ky veprim është një akt tradhtie, duke shtuar se kjo nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës.

Postimi i plotë i Palokës:

Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhetie kombëtare! Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij. Eshtë qartazi një akt tradhëtie që po i kërkohet të marrë vulen e Parlamentit të Shqipërisë!

Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” , megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhëtisë. Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qellime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vemendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama.

Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhëtisë.

Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën po veprimtarinë e UÇK-se në Shqipëri…” Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkesh që të vertetojë se UÇK nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet…

Çfarë do të thotë kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK?! Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK?!

Ky nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serbë, një akt tradhetie kombetare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë!/CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e ish-nënkryetarit të PD/Rama i pakrahasueshëm me Bashën

LEXO EDHE:  A mund ta bëjë Mona dhe Nikolla, Pandin kryeministër?

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Gazeta më e madhe në Austri “ Der Standard” i ka kushtur një artikull vendit tonë, ku shkruan se Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria “Rama” ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

Konkretisht, gazeta i referohet procesit mes qeverisë “Rama” me biznesmenin italian Francesco Becetti, i cili fitoi gjyqin me rreth 120 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon”.

“Der Standard” shkruan se një kompani përmbaruese në Austri ka njoftuar bankat në këtë të shtet që të sekuestrojnë pasuri të shtetit shqiptar, për llogari të procesit gjyqësor të biznesmenit italian.

“Arsyeja është një arbitrazh që investitorët italianë sollën në 2015 kundër Shqipërisë dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) i dha atyre rreth 100 milion euro në kompensim në Prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën”, citon gazeta.

Kujtojmë që qeveria “Rama” nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi ka ankimuar procesin.

LEXO EDHE:  Sherr me thika natën e Vitit të Ri/ Tre të plagosur përfundojnë në spital

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e ish-nënkryetarit të PD/Rama i pakrahasueshëm me Bashën

Por bazë të ligjeve ndërkombëtare, kur gjykata dënon një shtet dhe ky i fundit nuk pranon të paguajë, zbatohet konventa ndërkombëtare për sekuestrimin e pasurive.

“Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori shihet si pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët vështirë se i drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit”, vijon më tek gazeta austriake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend, e cila iu bëri thirrje qytetarëve shqiptare që preken nga COVID-19, që mos të paraqiten vonë në spitale.

Përmes një postimi në rrjetin socia, Spahia shkruan se të tentosh që të mbulosh dështimin e plotë të qeverisë duke ua faturuar qytetarëve fajin, është tallje e pacipë me ta.

Sipas ish-deputetit, ajo që përcakton shtrimin e pacientëve në spitale është vetëm Urgjenca Kombëtare 127.

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?

Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!

Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill”, shkruan Spahia./CNA.al.

LEXO TE PLOTE