Connect with Us

Afera korruptive e inceneratorëve/ Berisha tregon kush po hetohet nga SPAK

Politikë

Afera korruptive e inceneratorëve/ Berisha tregon kush po hetohet nga SPAK

Publikuar

-

Afera korruptive e inceneratorëve/ Berisha tregon kush po hetohet nga SPAK

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve e denoncuar prej muajsh nga CNA.al.

Berisha shprehet se nuk ka besim tek asnjë institucion për të hetuar këtë çështje pasi sipas tij këto institucione janë ngritur në mospërputhje me Kushtetutën.

Sipas Berishës hetimi për këtë çështje ka filluar me kohë por po hetohen individë të dorës së tretë apo të katërt në këtë aferë.

“Unë kam informacione sipas të cilave SPAK është ngritur individ për individ me kushtin që të mos guxojë të hetojë eksponetë të qeverisë apo PS gjë të cilën e ka faktuar në mënyrë perfekte.
Pra pas një seri padish të bëra nga PD dhe jo vetëm PD por edhe të tjerë para kësaj vale por ky hetim nuk ka filluar sot dhe ky vendim nuk është i sotëm. Ky hetim ka filluar përpara dhe në këtë hetim po hetohen individë të dorës së tretë apo të katërt në këtë aferë. Në një kohë kur firmat e peshqve të mëdhenj janë e zezë mbi të bardhë mbi aktetet më të mëdha të korrupsionit në këto 30 vite dhe që kanë një peshë të tmerrshme mbi qytetartë shqiptarë në kuptimin që sot shqiptarët u paguajnë ktyre mumuthëve të pagopur me ne krye Ramen, Ahmetajn, Erion Veliajn, Lefter Koka, Arben Malavitës u paguajnë për një ton pleh 6 herë më shumë se ç’ paguajnë taksapaguesit gjermanë për përpunimin e një toni pleh. Në këtë megavjedhje hyn dhe falsifikimi i faturave ku shqiptarët konsumojnë të paktën dy herë më pak mallra konsumi sesa gjermanët apo italianët por sipas aferës së pehrave këta qytetarë, më të varfit në Europë prodhojnë tre katër herë më shumë pleh se kombet e tjera kjo sepse fatura fryhet me qëllim që për çdo ton pleh”, u shpreh Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Publikuar

-

Nga

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kthyer pas në kohë dhe ka folur për negociatat me aleatët në zgjedhjet e 2017-ës.

Duka tha se Bashën do ta sulmojë edhe sot ashtu si në 2017-ën për mënyrën se si u bë negociata, ndërsa dha disa mesazhe të qarta për aleatin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Basha duhet të nxitojë të bëjë negociatat që të fillojë edhe zgjedhjet.

Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vende të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD. Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani.

Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv”, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE