Connect with Us

“100 i ka marrë Basha dhe Monika, 74 Rama”/ Murrizi “zbras ankesat”: Nuk na mbeten asgjë

Politikë

“100 i ka marrë Basha dhe Monika, 74 Rama”/ Murrizi “zbras ankesat”: Nuk na mbeten asgjë

Publikuar

-

“100 i ka marrë Basha dhe Monika, 74 Rama”/ Murrizi “zbras ankesat”: Nuk na mbeten asgjë

Deputeti Myslim Murrizi është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix”, ku ka folur mbi krijimin e partisë së tij politike, me të cilën do të garojë në zgjedhje.

Murrizi tha se ‘Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë’ është një parti, pa humor dhe jo e blerë.

“Në postimin tim të djeshëm thashë se është e vetmja parti që nuk është e krijuar nga ish sigurimi i shtetit apo nga komunista.

Myslim Murrizi, Halit Valteri, Arlind Çarçani dhe Alban Zeneli as nuk janë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, as nuk na i ka mbledhur firmat qeveria dhe as kemi blerë parti nga dikush tjetër.

LEXO EDHE:  Një marrëveshje Rama-Basha?/ Agron Duka: Këtë nuk e pranojnë as shqiptarët

Kjo nuk mjafton për të qenë të bindshëm në popull. Hap pas hapi ne do të dalim me një program konkret me pak pika dhe besojmë që do na i kenë lënë këta të mëdhenjtë ndonjë deputet.

Po t’i dëgjosh, tani thonë se 100 i ka marrë Basha dhe Monika. 74 Rama kështu që ne nuk na mbeten asgjë”,  tha Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Serbia refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” në Bujanovc

Publikuar

-

Nga

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtne njoftoi për refuzimin që Marija Obradović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Serbi, i bëri në seancën pleanare të Parlamentit të Serbisë, propozimit të Kuvendit Komunal të Bujanovcit, që Gent Cakaj, Ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, i Shqipërisë, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, bashkisë në Luginën e Preshevës.

Njoftimi citon MinistrenObradović të ketë paraqitur në parlamentin serb propozimin e “26 këshilltarëve komunalë të Bajanovcit, që kanë vepruar në mënyrë ligjore dhe si ministre do të duhej të nënshkruaja propozimin” citohet të ketë thënë ajo dje në seancën plenare.

“Por unë kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit” citon ministren Marija Obradović, njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Njoftimi bën me dije se sipas MInistres Obradović, shkak për refuzimin e propozimit të sipër përmendur janë “deklaratat dhe akuzat e vazhdueshme të ministrit në detyrë Gent Cakaj ndaj Serbisë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për deportimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. Nuk mund të nënshkruaj një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë. Ndërkohë që jam e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet parlamentare.”citon njoftimi ministren Marija Obradović.

Bujanovci është njëra nga tri bashkitë në Luginën e Preshevës, në Serbinë Jugore, në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve nën administrimin e Serbisë. Në Luginën e Preshevës, të përbërë nga bashkia e Bujanovcit, Pteshevës dhe Medvegjës, shumica e popullsisë totale prej 76.300 mijë banorësh të Luginës së Preshevës, janë shqiptarë, kurse pjesa tjetër serbë dhe romë.

Shqetësim për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

LEXO EDHE:  “Pikë e zezë”/ Rama acarohet me bizneset: Gjobë për ata u mohojnë punonjësve pagën e luftës

LEXO EDHE:  "Kryeministri në ikje po prish marrëveshjen e 5 qershorit"/ Opozita dënon qëndrimet e Ramës

Refuzimi nga autoritetet serbe i dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, ministrit në detyrë Gent Cakaj vjem pak ditë pas një deklarate të përbashkët të tij dhe Meliza Haradinaj-Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Kosovë, lidhur me procesin e fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, citojnë dy ministrat të cilësojnë “të qëllimshme fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për të krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike në atë hapësië dhe numrit të shqiptarëve në Serbi, por edhe shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë e tyre themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Cakaj dhe Haradinaj u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare të veprojnë për të parandaluar fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, paralajmërojnë se ky veprim ka “pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë mbesin të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo nënkupton, para së gjithash, njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të standardeve demokratike, citojnë burimet deklaratën e përbashkët të ministrave Cakaj dhe Haradinaj-Stublla./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Udhëtimi me helikopter për fushatë/ PD nxjerr videon: Xhaçka do jap llogari, herët ose vonë

Publikuar

-

Nga

Udhëtimi me helikopter për fushatë/ PD nxjerr videon: Xhaçka do jap llogari, herët ose vonë

Partia Demokratike ka publikuar një video ku shfaqet ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka që po udhëton me helikopter. Sipas PD-së, kjo video është filmuar ditën e premte, kur është mbajtur një takim me strukturat e partisë në Dibër.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Vokshi tha se Xhaçka herët ose vonë do të japë llogari, duke shtuar se gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më  të madhe.

48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.  Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin. E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.

(Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter) Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti  vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij. Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.

Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe“, tha Vokshi./CNA.al.


LEXO TE PLOTE

Politikë

PD nxjerr video dhe denoncon nga Thumana/ Korrupsioni po zvarrit punimet e shkollës “Ramazan Jongozi”

Publikuar

-

Nga

PD nxjerr video dhe denoncon nga Thumana/ Korrupsioni po zvarrit punimet e shkollës “Ramazan Jongozi”

Një ditë pas përvjetorit të tërmetit tragjik, Partia Demokratike ka bërë një denoncim nga Thumana.

Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në selinë blu, Çlirim Gjata deklaroi se korrupsioni po zvarrit punimet e shkollës “Ramazan Jongozi” në Thumanë.

Sipas tij, shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milionë lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.

Deklarata e plotë e Gjatës:

Të dashur qytetarë!

Për “Hajdutët e Fatkeqësisë” të udhëhequr nga Edi Rama, siguria e fëmijëve në shkolla nuk ka as më të voglën rëndësi. Shembull tipik i kësaj sjellje kriminale është shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë.

Natën e 26 nëntorit të vitit të shkuar, Thumana përjetoi një tragjedi, në të cilën humbën jetën dhjetëra njerëz, fëmijë, nëna e baballarë. Kjo humbje e madhe për familjarët, por edhe për ne si bashkëqytetarë të Shqipërisë, erdhi për shkak të neglizhencës dhe shpërdorimit të fondeve nga qeveria dhe bashkia e Krujës.

Sigurisht që “Hajdutët e Fatkeqësive” nuk kanë lëvizur asnjë gisht për të bërë drejtësi për këtë ngjarje. Madje, ata janë angazhuar duke lëvizuar çdo gurë për të bërë të mundur zvarritjen e hetimeve.

E merrni dot me mend se çfarë tragjedie do të kish qenë nëse një tërmet i ngjashëm do të kishte rënë gjatë orëve të paradites, ku të gjithë fëmijët e shkollës “Ramazan Jangozi”, të gjendeshin në klasat e tyre?

Ne kemi qenë edhe më herët në këtë shkollë për të denoncuar neglizhencën, vjedhjen e fondeve dhe sjelljen kriminale të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që i gjen kudo, si në qeveri, si në pushtetin lokal.

Në fakt, ajo që ka ndodhur në këtë shkollë është përtej skandalit!

Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxorri në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hijena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.

Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.

Pyetja që ngremë sot është:

Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie?

Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.

Që dikush të vjedhë disa miliona lekë, pushtetarët e sotëm në Tiranë dhe në Krujë bëjnë gjithçka munden, por veç për fëmijët që bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë tjetër, nuk mendojnë.

“Hajdutët e Fatkeqësisë” i kanë zvarritur procedurat e lidhjes së kontratës me të paktën 3 muaj, derisa kanë rënë dakord se si do ta ndajnë prenë e tyre në oborrin e një shkolle në tentativë, ku sot duhet të mësonin nxënësit.

Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO!

Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit./CNA.al.

LEXO TE PLOTE