Connect with Us

VIDEO/ VAR-i i thyen zemrën Realit, Shakhtari i jep leksion ekipit të Zidanit

Sport

VIDEO/ VAR-i i thyen zemrën Realit, Shakhtari i jep leksion ekipit të Zidanit

Publikuar

-

Real Madridi u mposht në shtëpi me rezultatin 2-3 nga ukrainasit e Shakhtar Donetskut në takimin e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Pas 45 minutave të para skandaloze ku pësuan 3 gola, kampionët e Spanjës reaguan shpejt me 2 gola në 5 minuta, por ekipi mik u rezistoi me sukses sulmeve të “Los Blancos”. Ndeshja pati një fund dramatik teksa mesfushori i Realit Valverde realizoi golin e barazimit në minutën e dytë shtesë, por VAR-i nxorri lojtarin uruguajan në pozicion jashtë loje.

Në këtë mënyrë Shakhtar merr një fitore të madhe dhe historike ndaj 13-herë kampionëve të Europës, ndërsa për ekipin e Zidanit situata komplikohet akoma më shumë pas humbjes në kampionat me Kadiz 0-1, ku kritikat do të shtohen akoma më shumë ndaj tij dhe skuadrës.

Sfida tjetër e Ligës së Kampioneve Salzburg-Lokomotiva Moska përfundoi me rezultatin 2-2.

FT| Real Madrid-Shahtjor Donjetsk 2-3

Modriç 54′, Vinicius 59’/ Tete 29′, Varane 33′ (aut), Solomon 41′ 

Real Madrid-Shakhtar Donjetck 2-3
54′ Modriç, 59′ Vinicius / 29’Tete, 33′ (ag) Varane, 42′ Solomon

Salcburg-Lokomotiv Moskë 2-2
45′ Szaboszalai, 50′ Junuzoviç /19′ Eder, 75′ Lisakoviç

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dhunë në futbollin shqiptar, gjyqtari bëhet për në spital

Publikuar

-

Nga

Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, teksa ditën e djeshme në ndeshjen e Ligës së Tretë, është dhunuar gjyqtari Pren Kabashi. Në ndeshjen Prizreni-Dejni, lojtarët e skuadrës mike, të pakënaqur me gjykimin e ndeshjes, kanë dhunuar arbitrin Kabashi, gjatë kohës kur po shkonin në dhomat e zhveshjes.

Dëmtimet kanë qenë të mëdha, teksa gjyqtari ka kërkuar ndihmën e mjekëve.Kjo është komunikuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit Pejë, që nëpërmjet një reagimi të bërë shkruajnë:

Reagim për sulmin fizik ndaj kolegut tonë, Pren Kabashi.

Gjyqtarët e Futbollit të Rajonit të Pejës, reagojmë dhe ngremë zërin për sulmin ndaj kolegut tonë z.Pren Kabashi, i cili pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në ligen e tretë: KF “Prizreni”- KF “Dejni”, rrugës për zhveshtore është sulmuar nga disa lojtarë mysafir, me çka është dashur të kërkojë tretman mjekësor.

Linçimet dhe gjuha ofenduese e ditëve të fundit është e pa tolerueshme, ajo gjuhë dhe atmosfera e krijuar vite me radhë nga disa trajnerë dhe përfaqësues të klubeve ka sjellë sot deri te sulmi më i ri fizik ndaj kolegut tonë.

Për ne këto sjellje dhe sidomos dhuna e sotme ndaj gjyqtarit Kabashi si dhe ofendimet e përditshme edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë janë të pa tolerueshme, prandaj ngremë zërin dhe kërkojmë nga organet tona që sa më parë, ndaj aktit të dhunës së sotme si dhe ndaj atyre që po shajnë dhe ofendojnë gjyqtarët, e sidomos ndaj atyre që po guxojnë të qojnë dorë apo të ofendojnë gjyqtarët e Futbollit, të merren masa në mënyrë që këta persona sa më parë të vihen para drejtësisë.

Me respekt,
Haxhi Iberdemaj
Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit – Rajoni Pejë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Humbja ndaj Vllaznisë, Halili surprizon me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Tiranës, Refik Halili foli pas ndeshjes që bardheblutë humbën në Shkodër me rezultatin 3-2. Për numrin një të 25 herë kampionëve, Vllaznia luajti më mirë, menaxhoi situatën dhe me meritë mori tri pikët. Halili është ndalur te objektivat, duke theksuar se është herët për të folur për to, ndërsa çdo ndeshje që humben pikë është në dëm të skuadrës.

“NDESHJA – Ishte ndeshje e mirë dhe mendoj se fitoi skuadra më e mirë. Vllaznia luajti më mirë, diti ta menaxhojë lojën, megjithëse edhe skuadra jonë mendoj se luajti mirë.

Një ndeshje që u vendos nga një episod në fund dhe me të cilin Vllaznia e fitoi ndeshjen dhe ne dolëm të mundur nga stadiumi.

OBJEKTIVI – Mendoj se është shumë shpejt për të folur për objektiva. Çdo ndeshje që ikën pa sukses, është në dëm të skuadrës për objektivat që ka, ndërsa për të folur për gjërat e tjera jemi shumë shpejt, u shpreh Halili.

LEXO TE PLOTE

Sport

Futbollisti shqiptar bën heroin në Itali, ngjit skuadrën e tij në vendin e parë

Publikuar

-

Nga

Skuadra e Reantes në Serinë C, është duke i mahnitur të gjithë, teksa pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, tashmë është në krye të renditjes në grupin A.

Skuadra ku aktivizohen 3 lojtarë shqiptarë, Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erland Lakti, ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Alesandrias me rezultatin 2-1.

Të 3 futbollistët shqiptarë zbritën në fushë, me Radën dhe Kabashin që e nisën titullarë, ndërsa Lakti u aktivizua nga stoli.

Ishte pikërisht Rada që shënoi golin e fitores për Renaten në minutën e 73’, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme që e çojnë në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, 2 pikë më shumë se Pro Verçeli i vendit të dytë.

LEXO TE PLOTE