LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ KPK vendos “fatin” e prokurorit të Apelit, Tiranë

21 Tetor 2020, 08:04, Vetingu CNA
Vettingu/ KPK vendos “fatin” e prokurorit të Apelit,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit të Tiranës,  Arben Qosja.

Relatori Lulzim Hamitaj tha në seancën dëgjimore se prokurori Qosja rezultonte në pamundësi financiare për shlyerjen e dy kësteve për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.86 m2 në Tiranë në vitin 2005, kundrejt vlerës 53 mijë euro. Gjithashtu, Komisioni konstatoi se Qosja kishte deklaruar shlyerjen e paradhënies në vlerën 10 mijë euro në vitin 2005, por nuk kishte pasqyruar detyrimin e mbetur.

Prokurori Qosja u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin. Edhe për një çështje për ?drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt? të verifikuar nga KPK, për të cilën Qosja kishte vlerësuar se vendimi i Shkallës së Parë kishte qenë i rregullt dhe nuk kishte ushtruar rekurs, nuk u evidentuan probleme. Hamitaj tha se prokurori Qosja kishte njoftuar me shkrim drejtuesin e Prokurorisë së Apelit për qëndrimin e tij.

Arben Qosja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Tiranës./CNA.al

Dyshime për fshehje të pasurisë/ Prokurori i Apelit ka manipuluar të ardhurat?

Lajmet e fundit nga