Connect with Us

U kapën në rrugë pa maska/ Gjobiten 769 qytetarë, 22 persona shoqërohen në komisariat

Aktualitet

U kapën në rrugë pa maska/ Gjobiten 769 qytetarë, 22 persona shoqërohen në komisariat

Publikuar

-

Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 600 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 shtetas, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme. Në përfundim të veprimeve këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me masën administrative 3000 lekë secili.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

LEXO EDHE:  Policia italiane bën “kërdinë”/ 32 persona në pranga, sekuestrohet 157 kg drogë

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabiti dhe theu dyqanin/ Arrestohet 23-vjeçari në Bulqizë

Publikuar

-

Nga

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka grabitur dhe thyer në dyqan në Bulqizë. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë.

I riu po ashtu, siç  njofton policia është autor edhe i vjedhjeve të tjera.

“Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi,  kapet dhe ndalohet  23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.

LEXO EDHE:  Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

LEXO EDHE:  Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare. Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pandemia globale/ Së shpejti vjen dhe “supervaksina” që lufton koronavirusin dhe gripin

Publikuar

-

Nga

Një ekip kërkuesish bën me dije se brenda një viti do të jetë gati një “supervaksinë” që do të mbrojë njerëzit njëkohësisht nga gripi i zakonshëm dhe koronavirusi. Profesori Ronald Eccles, që drejton një nga katedrat e universitetit të Kardit prej 30 vitesh shprehet se nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyeshme për të kombinuar dy vaksinat në një të vetme.

“Besoj se në të ardhmen do të kemi një vaksinë të kombinuar për gripin dhe koronavirusin. Është më e lehtë dhe për njerëzit të bëjnë një vaksinë sesa dy”, shprehet profesori.

Një ekip kërkuesish bën me dije se brenda një viti do të jetë gati një “supervaksinë” që do të mbrojë njerëzit njëkohësisht nga gripi i zakonshëm dhe koronavirusi. Profesori Ronald Eccles, që drejton një nga katedrat e universitetit të Kardit prej 30 vitesh shprehet se nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyeshme për të kombinuar dy vaksinat në një të vetme.

“Besoj se në të ardhmen do të kemi një vaksinë të kombinuar për gripin dhe koronavirusin. Është më e lehtë dhe për njerëzit të bëjnë një vaksinë sesa dy”, shprehet profesori./CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Zhduket pa lënë gjurmë 63 vjeçari në Dibër/ Familjarët kërkojnë ndihmën e policisë

LEXO EDHE:  Kanosi me armë zjarri babë e bir/ E pëson keq 48-vjeçari

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Njëri nga pasagjerët ishte i infektuar me Covid-19/ Pala greke kthen autobusin me 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një autobus me 40 shqiptarë është kthyer mprapsht nga pala greke pasi një nga pasagjerët ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se i infektuar me Covid-19 është 54-vjeçar nga Fieri me iniciale G.M. 56-vjeçari kishte në dorë një analizë në të cilën thuhej se ai ishte negativ ndaj koronavirusit por nga testet e shpejta të zhvilluara në kufi rezultoi se ai ishte i infektuar.

I gjithë autobusi i mbushur me punonjës sezonal është kthyer, pasi kjo është procedura që ndiqet në të tilla raste.

LEXO EDHE:  Pas 20 orë kërkimesh/ Gjendet çifti i turistëve belg  

LEXO EDHE:  Video-“Forca e Ligjit” shkatërron grupin kriminal/ Sekuestrohen cigare, automjete dhe para, 17 të arrestuar

Situata e koronavirusit në vendit tonë dhe në Greqi vijon të mbetet shumë shqetësuese, ku çdo ditë regjistrohen qindra të prekur me koronavirus./CNA.al

LEXO TE PLOTE