Connect with Us

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ “Bomba” e gazetarit: Ngjarja po zbardhet, do të vihet në pranga…

Kronika

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ “Bomba” e gazetarit: Ngjarja po zbardhet, do të vihet në pranga…

Publikuar

-

Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka zbardhur sot të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes të së enjtes, ku biznesmeni Andon Dhima u sulmua nga persona të armatosur dhe me maska, në qendër të Tiranës.

Nga studio e Report tv, gazetari Qyno ka theksuar se vetë biznesmeni Dhima, në dëshminë e tij ka dekaruar se ka pasur konflikt vetëm me Ben Blushin, por sipas tij nuk ka prova për këtë të fundit, që e lidhin me ngjarjen.

Gjithashtu ai paralajmëroi se ngjarja po shkon drejt zbardhjes, dhe se kushdo qoftë personi që qëndron pas këtij sulmi, do të vihet në pranga.

Në lidhje me dy personat e vënë në pranga nga policia, të cilët dyshohen si personat që kanë ndjekur për ta vrarë biznesmenin, gazetari Qyno tha se Dhima ka deklaruar se nuk i njeh.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë në Tiranë/ Policia jep detajet

“Po shkohet drejt zbardhjes së ngjarjes. Kush do qoftë porositësi, sado influencë politike dhe mediatike të ketë do arrestohet.

Andon Dhima, ka deklaruar se nuk i njeh autorët dhe se ka problem vetëm me Ben Blushin.”-tha gazetari Elton Qyno.

Gjithashtu, sipas Qynos Ben Blushi është thirrur nga policia, për t’u pyetur për ngjarjen./ CNA.al

Kallëzimi nga biznesmeni Andon Dhima/ Prokuroria nis hetimet për Ben Blushin

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

Fotot/ Kush janë dy autorët që tentuan të vrisnin Andon Dhimën

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE