Connect with Us

Sulmi ndaj biznesmenit i sajuar?/ Artan Hoxha përgjigjet me fakte: “Je kapur me presh në duar Agush”

Kronika

Sulmi ndaj biznesmenit i sajuar?/ Artan Hoxha përgjigjet me fakte: “Je kapur me presh në duar Agush”

Publikuar

-

Vrasja e Everest Çakës/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese, lidhja me ngjarjet që ekzekutuan 21 persona

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar sot në lidhje me një shkrim të publikuar në një media, sipas të cilit sulmi me armë ndaj biznesmenit Andon Dhima, është një ngjarje e sajuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha publikon komunikaten zyrtare të Policisë së Tiranës, ndërsa thekson se “ngjarja ndaj biznesmenit Andon Dhima nuk paska qene e sajuar per te njollosur imazhin “qelibar” te “Agusheve” rilindas”.

Më tej, Artan Hoxha shkruan se ngjarja ka pasur atentat të dështuar, dy ekzekutorë dhe dy bashkëpunëtorë, si dhe armë e maska.

Ja pra qe ngjarja ndaj biznesmenit Andon Dhima nuk paska qene e sajuar per te njollosur imazhin “qelibar” te “Agusheve” rilindas, dhe per te marre letra per azil politik.

Pra “Caro Agushi”, qe te doli rryli i fytit ta nxirrje ngjarje te sajuar nepermjet frengjise se kotecit tend,…

paska atentat te deshtuar,

paska dy ekzekutore,

paska dy bashkepunetore,

paska arme zjarri,

paska maska fytyre qe nuk identifikohen dot nga roja i pallatit vrasesit,

paska te arrestuar qe nuk qenkan amatore, sepse kane marre pjese ne shume ngjarje kriminale te meparshme, madje paskan bere dhe “trajnim special” ne burg….

Je kapur me presh ne duar Agush, duke mashtruar diten per diell, dhe duke dashur te fajesosh publikisht nje biznesmen, qe me fat i shpetoi vdekjes, si njeri qe kishte sajuar ngjarjen per te marre azil ne BE.

Me poshte komunikata ditore e Policise se Tiranes per ngjarjes dhe ne foto maska e arme zjarri e perdorur nga autoret…”-shkruan Artan Hoxha.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, thuhet në njoftim”.

LEXO EDHE:  “Reforma e vërtetë po ndodh në botën e krimit”/ Hoxha: Kallashnikovi nuk do ndalojë derisa…

Kujtojmë këtu se nga studio e Abcnews, gazetari Hoxha, disa ditë më parë tha se Andon Dhima në dëshminë e tij ai ka deklaruar para Policisë Gjyqësore se ka vetëm një konflikt me një person, ai ka identifikuar shtetasin Ben Blushi.

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Arrestimi i autorëve të dyshuar për atentanin e biznesmenit/ Artan Hoxha jep detaje

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas “bombën” për Ben Blushin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Berat- Poshnjë.

Mësohet se dy automjete, një tip “Benz”  me targa AA 180 TK si dhe tjetri  me targa AB 707 CY janë përplasur njëri me tjetrin.

Mjeti me targa AB 707 CY ishte marrë me qira dhe në të ishte një çift i huaj.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha ironizon arrestimin e Rroshit/ Ç’të mbjellësh, do korrësh...kokat tuaja hëngshi!

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i makinës së turistëve të huaj ku më pas është përplasur me makinën që i vinte përball.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon si erdhën 3.4 milionë eurot me “Toyota Yaris”

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Spartak Braho sulmon Artan Hoxhën/ Intrigant i vogël do përfundojë në burg, çanta ime ka një xhep për Artan Hoxhën

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Dritan Lamaj me 12 plumba në trup, arriti të ecte 20 metra

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  “Reforma e vërtetë po ndodh në botën e krimit”/ Hoxha: Kallashnikovi nuk do ndalojë derisa…

LEXO EDHE:  Artan Hoxha ironizon arrestimin e Rroshit/ Ç’të mbjellësh, do korrësh...kokat tuaja hëngshi!

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE