Connect with Us

Soreca: Gjykata Kushtetuese, kusht ‘për të kapur trenin’

Politikë

Soreca: Gjykata Kushtetuese, kusht ‘për të kapur trenin’

Publikuar

-

Betimi i anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese/ Soreca thirrje KED të finalizojë listat për Presidentin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca theksoi nga studio e Ilva Now në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare se Gjykata Kushtetuese është kusht i domosdoshëm për konferencën e parë ndërqeveritare me BE.

“Shqipëria shumë afër përmbushjes së të gjitha kushteve. Mendoj se gjëja e rëndësishme që duhet të jetë dhe të bëhet super urgjente, është përmbushja e vendeve në Gjykatën Kushtetuese,” tha ambasadori Soreca.

“Të kemi dy kandidatë para fundit të vitit, është kusht i domosdoshëm që të bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Të gjithë, shtetet anëtare, ambasada po presin që kjo gjë të ndodhë kështu që është e qartë që është e nevojshme, e domosdoshme, urgjente që të punohet nga Këshilli Emërimit të Drejtësisë dhe të gjitha autoritetet e tjera që të bëjnë të pamundurën në mënyrë që të kapim trenin, në lidhje me Konferencën Ndërqeveritare,” u shpreh ambasadori Soreca.

Ambasadori tha se zyrtarët duhet t’i ndjekin me vepra deklaratat që kanë bërë dhe të bëjnë progres të shpejtë, ndërsa shtoi se vonesat janë të kuptueshme duke marrë parasysh të drejtën e ankimimit të të skualifikuarve.

Ai u shpreh se nevojiten të emërohen gjashtë gjyqtarë pasi ky është korumi i Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet për Vetingun

“Po hymë në fakt në një periudhë katër-javore shumë interesante duke filluar që nga dita e sotme. Pasi sot në këtë moment që ne po flasim, ka takime të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, të shteteve anëtare në BE dhe këto katër deri në gjashtë javë në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për shtetet anëtare që ata të ndjekin më pas konstatimet e Komisionit Evropian në raportin e vet dhe të marrin vendimin e tyre që është unanim,” tha ambasadori.

“Ju mund të më quani optimist, unë jam pragmatist dhe ka ende shanse që në rast se përmbushet kushti i Gjykatës Kushtetuese, shtetet anëtare mund të vlerësojnë përpjekjet që do të ketë bërë Shqipëria dhe përpjekje të cilat deri më tash janë njohur nga shtetet anëtare në shumë fusha të ndryshme dhe kështu i jepet mundësia Shqipërisë dhe që t’i bëhët thirrje Gjermanisë që të organizojë Konferencën,” përfundoi ai.

Përfaqësuesi i BE megjithatë nënvizoi se ishte i kënaqur me përparimet e bëra nga Shqipëria kundrejt reformave, duke marrë parasysh edhe situatat e krijuara nga tërmeti dhe pandemia COVID-19./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Ambasadorja gjermane: Zbatimi i reformës në drejtësi, kusht për hapjen e negociatave për integrimin

LEXO EDHE:  Kushtetuesja në krizë të thellë/ Dedja: Nuk funksionin më…

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE