Connect with Us

Si “avulluan” mbi dy milionë euro nga thesari i Kosovës/ Zbardhen detaje të reja

Kosova & Rajoni

Si “avulluan” mbi dy milionë euro nga thesari i Kosovës/ Zbardhen detaje të reja

Publikuar

-

Si “avulluan” mbi dy milionë euro nga thesari i Kosovës/ Zbardhen detaje të reja

Mbi dy milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari shtetëror i Kosovës. Euronews Albania mëson se kompania e cila dyshohet se përfitoi nga ky transaksion ishte themeluar vetëm një vit më parë.

Për këtë rast policia ka arrestuar një zyrtar i cili punonte në Thesar prej 11 vitesh, ndërsa personat që janë në arrati lidhen me kompaninë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i zyrtarit është bërë mbrëmjen e së martës, ndërsa dy personat janë ende në arrati.

“Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit”, thuhet në raport.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami thirri konferencë të jashtëzakonshme për media. Ajo e cilësoi rastin si të izoluar, ndërsa tregoi që nuk bëhet fjalë për para CASH, por për 4 transaksione të dyshimta, që në total kapin vlerën e mbi 2 milion eurove.

“Bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit. Rreth 2.1 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik. E kemi denoncuar rastin. Kemi kërkuar auditim të brendshëm. Janë suspenduar dy persona, një është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Zbardhen detajet e reja, çfarë zbuloi policia 

Sipas ministres, patatë janë tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë kaluar te një operator ekonomik më 9 tetor.

“Emri i kompanisë përfituese, personave të cilët janë në arrati dhe zyrtarit të arrestuar, janë të njohur për Euronews Albania, por redaksia ka vendosur që mos t’i publikojë për shkak që rasti është ende nën hetim. Gjithsesi, referuar ARBK-së, kjo kompani ishte themeluar në gusht të vitit 2019 dhe si aktivitet primar i saj është ndërtimi i objekteve banesore dhe jo banesore. Referuar të njëjtit regjistër, njëri ndër të arratisurit rezulton të jetë pronar i saj”, raporton korrespondentja e Euronews Albania, Erjonë Popova.

Zyrtari i arrestuar ka inicialet L.G. ndërsa dy të arratisurit K.Sh dhe V.Sh mbajnë mbiemrin e njëjtë. Zyrtarisht është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.  Ky rast është thënë se ka ndodhur më 9 tetor 2020, ndërkaq arrestimi i parë është bërë të martën, më 20 tetor./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Lajm i trishtë! Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën sipasojë e Covid-19.

E reja ishte fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:  Krim pasioni në Fier/ Zbulohet lidhja jashtëmartesore e dy të rinjve

LEXO EDHE:  Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Zbardhen detajet e reja, çfarë zbuloi policia 

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Arkëtari lë në kumar 715 mijë euro të kompanisë më të madhe në Kosovë, ja si e pëson

LEXO EDHE:  Krim pasioni në Fier/ Zbulohet lidhja jashtëmartesore e dy të rinjve

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në Itali kanë ardhur sërish në rritje.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29,003 raste të reja me koronavirus, nga 232,711 testime të bëra.

Mediat e shtetit fqinj, duke iu referuar min istrisë së Shëndetësisë, raportojnë se që nga fillimi i pandemisë, pragu i 1.5 milionë infeksioneve (1,509,875) është tejkaluar .

Që nga dita e djeshme kanë humbur jetën 822 persona, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 52,850.

LEXO EDHE:  “Sot do të flisnim për dëshmorë”/ Deklarata tronditëse e Artan Hoxhës, çfarë ndodhi në Elbasan

LEXO EDHE:  Detajet/Nga u larguan vrasësit e ish-drejtorit të policisë

Në kujdes intensive janë vetëm 2 persona më pak sesa dje, ndërsa në spitalet Covid po trajtohen  275 pacientë më pak se një ditë më parë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE