Politikë
Shkarkohet nga detyra prefekti i Qarkut të Gjirokastrës

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur mesditën e sotme në Këshillin e Ministrave.
Mësohet se në vend të tij është emëruar Odise Kote. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër si dhe nënkryetarit të Bashkisë.
Astrit Aliaj është emëruar Prefekt pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër në nëntor të vitit 2017.
Vendimi i plotë në Fletoren Zyrtare
Lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Gjirokastrës.
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...