LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i Muriqit pas debutimit në Ligën e Kampionëve me Lazion

21 Tetor 2020, 07:34, Sport CNA
Reagimi i Muriqit pas debutimit në Ligën e Kampionëve me Lazion

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar për Lazion në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen përballë Borussia Dortmundit.

Ekipi italian e fitoi sfidën e parë në kuadër të Grupit F, edhe atë me rezultat bindës prej 3-1 kundër skuadrës gjermane.

Muriqi, i cili iu bashkua Lazios këtë verë nga Fenerbahce, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Joaquin Correas.

?Paraqitje dhe rezultat i shkëlqyer! Përpara Lazio!?, ka shkruar 26-vjeçari në postimin e tij.

Këtij publikimi ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi nga ndeshja kundër skuadrës gjermane.

Lajmet e fundit nga