LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama batuta me Ballën/ Taulanti ka dashur të bëhet anëtarë partie që i vogël

21 Tetor 2020, 14:31, Politikë CNA
Rama batuta me Ballën/ Taulanti ka dashur të bëhet

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Elbasani për platformën “Deputetët që Duam” teksa tha se nuk është një tallje apo lojë.

“Nuk është lojë, siç e bëri PD, sikur të vësh këshilltarët që t’i këshillojnë për t’i treguar rrugën drejt humnerës nuk e bëjnë dot aq shpejt një parti për të shkuar drejt humnerës. Anëtarësia shkon dhe zgjedh atë që nuk do. Kjo është mungesë, kurajo, ndershmërie, ky është truk. Kjo është për t’u thënë që ju vleni, por jo që të zgjidhni ata që doni, por ata që nuk doni. Kjo është një fyerje e inteligjencës me mesatare, që shpresoj ta kenë kuptuar. Nuk është tallje, shaka, votim për t’u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr ato që nuk do, por është një ftesë e hapur dhe në momentin kur kandidatët do të jenë në një masë të caktuar, në mënyrë transparente do bëjmë një proces gare për të nxjerr në pah vlerat”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një batutë për sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Bashlla. teksa i ftoi të gjithë të bëheshin pjesë e PS-së, Rama tha se as ai vetë nuk e kishte menduar kurrë që do të ishte anëtarë i një partie, njëjtë edhe për ministren Evis Kushi, por jo për Taulant Ballën.
“Taulanti ka dashur që të bëhet anëtarë partie që i vogël”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga