Connect with Us

Qeveria mori mbi 435 milionë euro për të luftuar pandeminë

Ekonomi

Qeveria mori mbi 435 milionë euro për të luftuar pandeminë

Publikuar

-

Qeveria mori mbi 435 milionë euro për të luftuar pandeminë

Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në total rreth 435 milionë euro mbështetje për Covid-n, shëndetësore dhe ekonomike.

Rreth 245 milionë euro për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike, ndërsa mbi 190 milionë të tjera janë premtuar dhe do të merren në muajt e ardhshëm.

Por, pavarësisht ndihmës, qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime dhe as në krijimin e kapaciteteve laboratorike.

Sipas të dhënave të publikuara në emisionin ‘Me pak fjalë’ të mërkurën në Euronews, për pesë muaj rresht nga marsi deri në fund të korrikut, Shqipëria pati vetëm një laborator për testet, laboratorin e ISHP-së, me kapacitet rreth 600 teste në ditë.

Në mes të korrikut qeveria hapi një laborator të dytë. Ky laborator pavarësisht investimeve me dhjetëra mijëra euro, u mbyll dy javë pas hapjes, pasi koncesionari i laboratorëve spitalore, kërkoi të merrte në dorëzim laboratorët e QSUT-së dhe gjithë spitaleve të vendit.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pohoi për emisionin ‘Me pak fjalë’ se, pavarësisht se laboratori i mikrobiologjisë i ka kaluar koncesionarit, laboratori covid i ka mbetur QSUT-se dhe ka bërë pa ndërprerje testimet covid.

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Greqinë/ Çfarë po jep qeveria në këmbim të ligjit të luftës

Ajo që dihet është se laboratorët spitalorë në të gjithë vendin sot i ka një privat, dhe asnjë prej tyre nuk bën testime covid. Testime nuk bëjnë as laboratorët e koncesionarit.

Kjo qasje është edhe paradoksi i qeverisë: ajo na bën falas me detyrim teste shëndetësore që nuk na duhen, por për t’u testuar kundër covidit duhet të paguajmë nga xhepi në laboratorë privatë./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Raporti i BB/ Pandemia shtoi me 300 mijë numrin e të varfërve në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Pandemia e COVID-19 e ka zhytur rajonin e Ballkanit Perëndimor në një recesion të thellë, të shoqëruar me rënie të kërkesës së brendshme dhe të jashtme dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit, duke i shtyrë të gjashtë vendet e rajonit drejt një territori me norma negative të rritjes ekonomike për vitin 2020.

Sipas Raportit të Rregullt Ekonomik (RER) të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, rritja ekonomike e rajonit parashikohet të jetë -4.8 përqind në vitin 2020, 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i bërë në muajin Prill.

Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit ka penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike të vendeve me varësi më të lartë nga turizmi.

Pandemia po rrezikon më tej tregjet e punës në rajon dhe po kërcënon të përmbysë progresin e bërë nga këto vende në drejtim të rritjes së mirëqenies sociale, veçanërisht në uljen e varfërisë. Deri në qershor, papunësia në rajon u rrit me rreth gjysëm pikë përqindjeje, duke eleminuar 139,000 vende pune. Numri i personave që kanë rënë në varfëri në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri vlerësohet të jetë shtuar me 300,000 – shifër kjo e konsiderueshme, por raporti gjithashtu evidenton se vetëm më pak se gjysma e tyre nuk kanë përfituar nga masat mbështetëse për përballimin e krizës.

Ashtu si në vendet e tjera të botës, pandemia e COVID-19 po vazhdon të godasë rëndë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të popullsisë në të gjashtë vendet e rajonit,” thotë Linda Van Gelder, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Sado e keqe të jetë kjo situatë, do të kishte qenë shumë më keq nëse qeveritë nuk do të kishin ndërhyrë me shpejtësi që prej fillimit të krizës. Prioritet kryesor mbetet menaxhimi i krizës shëndetësore dhe kufizimi i dëmit ekonomik. Politikëbërësit në vendet e rajonit do të duhet më pas të përqendrohen në forcimin e treguesve bazë makroekonimkë të vendeve të tyre për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme.”

Sipas raportit, të gjashtë vendet e rajonit reaguan me shpejtësi duke ndërmarrë masa për mbrojtjen e jetës dhe mjeteve të jetesës së qytetarëve. Prezantimi i skemave të mëdha për ruajtjen e vendeve të punës, përfshirë subvencionet e pagave të punonjësve, ndikoi në frenimin e një pjese të pasojave më të rënda të pandemisë në punësim, ndërsa programet e ndihmës sociale, si transfertat e parave, ndihmuan në mbrojtjen e shtresave më të cënueshme të popullsisë në rajon nga masat e izolimit dhe kufizimet e tjera.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep afatet/ Më 11 maj publikohen rezultatet si ka ndikuar hapja

LEXO EDHE:  Lajmi i mirë/ Defektet në zemër, nuk e rrisin rrezikun e simptomave të rënda nga Covid-19

Megjithatë, pavarësisht këtyre masave, arritjet e viteve të fundit të vendeve të rajonit në drejtim të pjesëmarrjes në forcat e punës tashmë janë përmbysur dhe progresi në uljen e varfërisë ndodhet në rrezik për shkak të krizës.

Këtyre sfidave i shtohet dhe problemi i rritjes së lartë të deficiteve fiskale në rajon, pasi qeveritë po vijojnë të rrisin shpenzimet për të përballuar kontraktimin ekonomik pavarësisht të ardhurave në rënie. Duke qenë se kohëzgjatja e krizës ekonomike është e paqartë, presioni mbi tregjet e punës dhe të ardhurat ka të ngjarë të vijojë për disa muaj.

Përveç përmirësimeve në sistemet shëndetësore dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale, hartuesit e politikave në rajon duhet të marrin masa për të rritur kapitalin njerëzor, për të forcuar institucionet dhe për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit. Kjo situatë e pavaforshme, e cila kërkon rritjen e shpenzimeve në një kohë kur të ardhurat po bien, shton presionin mbi qeveritë e rajonit për t’i dhënë përparësi qëndrueshmërisë fiskale, përfshirë përmirësimin e shpenzimeve publike dhe forcimin e pajtueshmërisë tatimore,” shprehet Linda Van Gelder.

Raporti vlerëson se shpejtësia e rimëkëmbjes, në periudhë afatshkurtër, do të varet nga ecuria e pandemisë, disponueshmëria e një vaksine që do të bëjë të mundur kthimin në normalitet të aktivitetit ekonomik dhe rimëkëmbja e qëndrueshme e partnerit kryesor tregtar të rajonit – Bashkimit Evropian (BE)./ Scan

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Plakja e popullsisë presion mbi skemën e pensioneve/ Numri i përfituesve rritet 6.5%

Publikuar

-

Nga

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore si një furnizues i sigurtë me kontribuues të ri një në skemë.

Ministria e Financave përllogarit që për tre vitet në vijim 2021-2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve do të zgjerohet me 6.5 për qind.

Në total 48 mijë pensionistë do t’i shtohen skemës për trajtimin e të cilëve nevojiten edhe 13 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Në vitin 2023 skema e pensioneve do të ketë gjithsej 792 përfitues nga 744 që ka aktualisht.

Shpenzime të tjera nevojiten për indeksimin e pensioneve me inflacionin me një mesatare rreth 2.5% në vit. Për përballimin e kësaj fature përgjatë tre viteve nevojiten 8.1 miliardë lekë ose 70 milionë euro.

Skemës publike të pensioneve i nevojiten edhe 175 milionë euro në tre vitet në vijim për të përballuar pagesën e pensioneve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese.

Ndërkohë numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 % më shumë se i pritshmi i vitit 2020.

LEXO EDHE:  “Gjithë natën në urgjencë”/ Gazetari i njohur tregon çfarë i ndodhi tek QSUT

LEXO EDHE:  Braçe irritohet me qeverinë: A ka mundësi të më tregojë njeri pse duhet të shkurtohet kjo rrugë?

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues/ popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%.

Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit dhe pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.

Në total shpenzimet e skemës publike të pensioneve duke përfshirë edhe shpenzimet administrative arrijnë vitin që vjen 143, miliardë lekë shumë kjo e barabartë me 1,1 miliardë euro.

Por ndërkohe që fatura për pagesën e pensioneve po ritet me ritme të shpejta, nga ana tjetër të ardhurat buxhetore kanë pësuar goditje nga pandemia Covid -19. Deri në fund të shtatorit të ardhurat faktike kishin rënë me 35 miliardë lekë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bashkitë në situatë të vështirë, të ardhurat bien me 24%/ Tirana, varësi e lartë nga ndërtimet

Publikuar

-

Nga

Pastrim parash në kohë pandemie/ Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arrin rekord historik

Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së COVID –19 përballi bashkitë me një situatë dhe vështirësi të paprecedentë, ku dëmeve të lëna pas nga tërmetet iu shtuan dhe efektet e menjëhershme të krizës shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19.

Sipas raportit të 6 mujorit të financave vendore (financatvendore.al), një publikim i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, burimet financiare në dispozicion të bashkive rezultojnë të kenë shënuar rënie vjetore gjatë gjashtë muajve të parë të 2020-s.

Kjo rënie, sipas raportit u përcaktua gjerësisht nga zhvillimet negative në ecurinë e të ardhurave nga burimet e veta vendore, veçanërisht të ardhurat nga taksat the tarifat vendore.

Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, të ardhurat nga burimet e veta vendore shënuan një nivel prej rreth 11.1 miliardë lekë, në rënie me rreth 23.8% (apo rreth 3.4 miliardë lekë) krahasuar me nivelin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë).

Mbyllja e një sërë biznesesh në bashkitë e prekura nga tërmeti dhe nga COVID19, shembja e banesave të dëmtuara nga tërmeti, frenimi i ekonomisë në përgjithësi dhe tkurrja e qarkullimit të bizneseve, shtyrja e afateve të pagesave apo masat fiskale lehtësuese të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe bashkitë, për kategori të caktuara, duket të jetë përkthyer në rënie të fluksit të të ardhurave për bashkitë në vend, vlerëson raporti.

Ndjeshmëri të lartë ndaj goditjes së tërmeteve të fund vitit 2020 (ne 11 bashkitë më të prekura) dhe pandemisë së COVID- 19 paraqitën zëra specifikë, si të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa e pronës dhe tarifa e pastrimit. Në të kundërt, transfertat ndërqeveritare të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara regjistruan ecuri pozitive gjatë periudhës së konsideruar. Në prani të burimeve financiare në rënie bashkitë ulën shpenzimet në terma vjetorë, kryesisht ato për investime.

Bazuar në të dhënat gjashtëmujore për vitin 2020, të ardhurat nga burimet e veta vendore rezultojnë në rënie të theksuar për bashkitë: Lezhë (-64%), Kurbin (-61.5%), Kamëz (-59%), Kavajë (-53.4%) dhe Vorë (-46.4%) dhe Durrës (-30.8%); në rënie të moderuar për bashkitë Tiranë (-21.6%), Shijak (-21.6%), Peqin (-18%) dhe në rënie të lehtë në bashkinë Krujë (-5.3%).

Në të kundërt, të ardhurat nga burime të veta vendore shënuan rritje vjetore me rreth 24.6% në bashkinë Rrogozhinë.

Analiza sipas nën—kategorive përbërëse informon për një situatë delikate në lidhje me performancën në mbledhjen e të ardhurave nga burimet e veta vendore përgjatë periudhës Janar – Qershor 2020, vlerëson raporti. Ngushtimi i të ardhurave nga burimet e veta vendore me rreth 23.8% u përcaktua gjerësisht prej rënies në mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore.

Të ardhurat në të dyja këto kategori rezultojnë të jenë tkurrur me rreth 23.7% dhe 24.6% respektivisht në terma vjetorë. Në këtë drejtim vlerësohet të ketë kontribuar frenimi i aktivitetit ekonomik përgjatë periudhës së karantinës (Mars – Maj 2020) dhe vështirësitë që aktualisht bizneset po hasin dhe /rritja e papunësisë, faktorë që ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe individëve.

Në këto kushte, aftësia paguese e të dy kategorive të taksapaguesve vlerësohet të jetë ndikuar negativisht nga pandemia e COVID- 19. Në të kundërt, të ardhurat nga burime të tjera vendore (si menaxhimi i aseteve, gjobat, kamatëvonesat etj.) shënuan rritje vjetore me rreth 7% dhe kontribuan pozitivisht në ecurinë e të ardhurave nga burimet e veta vendore.

Kjo prirje rënëse në të ardhurat në dispozicion të bashkive vlerësohet do të vijojë edhe përgjatë vitit 2021, nisur nga projeksionet për tkurrje të ekonomisë vendase (Ëorld Bank, 2020) dhe situatës së vështirë më të cilën u përballën qytetarët dhe bizneset përgjatë vitit 2020. Bazuar në këto pritshmëri, situata për qeverisjen vendore paraqitet delikate dhe paraqet vështirësi të shtuara në terma të përballimit financiar të vijimësisë së ofrimit të shërbimeve publike vendore. Ndaj, nevoja për ndërhyrje dhe kujdes të shtuar në menaxhimin financiar, vlerësohet të jetë emergjente, vlerëson raporti i financave vendore.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep afatet/ Më 11 maj publikohen rezultatet si ka ndikuar hapja

LEXO EDHE:  “Gjithë natën në urgjencë”/ Gazetari i njohur tregon çfarë i ndodhi tek QSUT

 

Sërish varësi e lartë nga taksa e infrastrukturës

Të hyrat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vijojnë të përfaqësojnë një burim të rëndësishëm dhe qenësishëm në buxhetin vendor ndër vite: në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 të ardhurat nga kjo taksë përfaqësuan rreth 52.5% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore dhe rreth 33.5% ndaj totalit të të ardhurave nga burimet e veta vendore. Këta dy tregues sinjalizojnë për varësi të lartë të buxhetit vendor nga kjo taksë dhe rreziqe të shtuara varësisht natyrës ciklike të saj, thekson raporti. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 3.1 miliardë lekë në rënie me rreth 21.5% apo rreth 448.4 milionë lekë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përjashtuar të ardhurat për TNI nga bashkia Tiranë, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 711.2 milionë lekë nga kjo taksë, në rënie me rreth 44.7% në terma vjetorë.

Rënia e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë konfirmon edhe një herë natyrën ciklike të saj dhe ndjeshmërinë ndaj zhvillimeve të përgjithshme ekonomike në vend. Bazuar në të dhënat mbi lejet e ndërtimit (sipas INSTAT), sektori i ndërtimit duket të ketë ngadalësuar ritmin e rritjes të nisur që prej vitit 2017. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 u dhanë rreth 393 leje ndërtimi nga 61 bashkitë në vend, në rënie me 32.7% në terma vjetorë apo rreth 191 leje më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pesha e lartë që të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja zë në totalin të ardhurave nga taksat dhe nga burimet vendore, rrit ndjeshmërinë e këtyre të fundit nga goditjet/luhatjet e saj.

Bashkia Tiranë arkëtoi rreth 3 miliardë lekë (në rënie me rreth 12.9% në terma vjetorë) ose rreth 80.9% të të ardhurave totale nga kjo taksë. Në bashkinë Durrës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja rezulton të jetë ngushtuar nga një nivel prej rreth 192 milionë lekë në rreth 132 milionë lekë gjatë periudhës në analizë. Në të kundërt, në bashkinë Vlorë të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë shënuan rritje nga 36.9 milionë lekë në rreth 103.8 milionë lekë në gjysmën e parë të vitit 2020, çka përbën rreth 2.8% ndaj të ardhurave totale të gjeneruara nga kjo taksë./ Monitor

LEXO TE PLOTE