LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Pse shtrigat fluturojnë mbi fshesat magjike?/ Ja si ka lindur kjo legjendë

21 Tetor 2020, 07:11, Blog CNA
Pse shtrigat fluturojnë mbi fshesat magjike?/ Ja si ka lindur kjo

Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën e saj magjike, mund të jetë një imazh ikonik i Festës së Hallouinit. Por historia e vërtetë se pse shtrigat lidheshin me një objekt kaq të zakonshëm në shtëpitë tona, është gjithçka përveçse jo magjepsëse.

Nuk është e tamam e qartë, kur u shpik vetë fshesa për herë të parë. Por akti i fshirjes daton që nga kohërat antike, kur njerëzit me gjasë përdorën tufa bimësh të lidhura pas një shkopi, kallamishteje dhe fibrave të tjera natyrore për të hequr pluhurin apo hirin nga një zjarr ose vatër.

Siç shkruan Xh.Brajan Lauder, kjo punë shtëpiake shfaqet madje edhe në Dhjatën e Re, e cila daton në shekujt I dhe II Pas Krishtit. Vetë fjala fshesë, broom në anglisht vjen një bimë me të njëjtin emër, ose kaçube, që është përdorur për të prodhuar shumë pajisje të hershme të pastrimit.

Që nga fillimi, fshesat lidheshin kryesisht me gratë. Por pavarësisht kësaj, shtriga e parë që u tha se hipte dhe fluturonte mbi një fshesë magjike ishte një burrë:Gijon Edelin. Ky ishte një prift nga Shën Zhermen-en-Laje, afër Parisit. Ai u arrestua në vitin 1453 dhe u gjykua për magji, pasi kritikoi publikisht gjuetinë e Kishës kundër shtrigave.

Rrëfimi i tij u bën nën tortura. Në fund ai u pendua, por u burgos për jetë. Në kohën e ?rrëfimit? të Edelinit, ishte bërë shumë popullor ideja e shtrigave që hipnin mbi fshesat magjike dhe fluturonin në qiell. Imazhi më i hershëm i njohur i shtrigave mbi fshesa, daton në vitin 1451, kur dy ilustrime u shfaqën në dorëshkrimin e poetit francez Martin Le Shampion dë Dames (Mbrojtësi i Zonjave) .

Në të dyja vizatimet, një grua fluturon në ajër mbi një fshesë; ndërsa tjetra mbi shkop të bardhë.  Që të dyja gratë mbajnë shalle në kokë, që i identifikojnë ato si Valdensiane, anëtarë të një sekti të krishterë të themeluar në shekullin XII-të, të cilësuar si heretiks nga Kisha Katolike, pjesërisht pasi i lejonte edhe gratë të bëheshin priftëresha.

Antropologia Robin Skelton, sugjeron që lidhja midis shtrigave dhe fshesave, mund ta ketë origjinën në një ritual pagan të pjellorisë, në të cilin fermerët kërcenin mbi fshesa nën dritën e Hënës së plotë për të inkurajuar shtimin e të korrave të tyre. Kjo ?vallëzim i fshesave?, shkruan ajo, u përzje me tregimet e zakonshme të shtrigave që fluturonin natën rrugës për në aktivitete okulte dhe të paligjshme.

Në vitin 1324, kur vejusha e pasur irlandeze Elis Kajteller u gjykua për magji dhe herezi, hetuesit raportuan se gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, ata gjetën ?një shkop të vajisur, mbi të cilën besohej se ajo fluturonte?.

Farmakologu Dejvid Kroll shkruan në ?Forbes? se shtrigat e dyshuara në Mesjetë, mendohej se i sajonin porcionet e tyre magjike nga bimë të tilla si Atropa belladonna, Hyoscyamus niger, Mandragora officinarum dhe Datura stramonium, ku që të gjitha përmbajnë kimikate halucinogjene, të njohura si alkaloide tropane.

Sipas disa rrëfimeve historike, në vend se t?i gëlltisnin këto substanca që ndryshojnë mendjen duke i ngrënë apo pirë, gjë që do t?u shkaktonte shqetësime në zorrë, shtrigat zgjodhën t?i thithnin ato përmes lëkurës, shpesh në zonat më intime të trupit të tyre.

Në librin e tij ?Vrasja, magjia dhe mjekësia?, Xhon Man citon një tekst të shekullit XV-të të teologut Xhordan de Bergamo, i cili shkroi se ?vulgarët besojnë edhe shtrigat rrëfehen, se në disa ditë ose net të caktuara, ato vajosin një shkop, dhe hipin mbi të në vendin e caktuar??.

Është e pamundur të dihet nëse histori të tilla, të raportuara në kulmin e ankthit dhe frikës mbi magjinë në Evropë në kohën e Mesjetës, pasqyrojnë apo jo realitetin. Shumica e asaj që dimë mbi magjinë e Mesjetës, na vjen sot nga regjistrat e inkuizitorëve fetarë, gjyqtarët, dhe dëshmitë e vetë shtrigave të akuzuara, zakonisht gjatë torturave.

Duke filluar nga shekulli XVII-të, dëshmitë mbi shtrigat që përdorin fshesat për të fluturuar nga oxhaqet e shtëpive u bënë më të zakonshme, edhe pse gratë u lidhën më ngushtë me familjen dhe punët e shtëpisë se kurrë më parë.

Sipas një zakoni, gratë mbështesnin një fshesë jashtë derës, ose e vendosnin atë në një oxhak, për t?u lënë të tjerëve të kuptonin se ndodheshin larg shtëpisë. Ndoshta për shkak të kësaj, legjenda popullore përqafoi idenë se shtrigat largoheshin nga shtëpitë e tyre përmes oxhaqeve të tyre, edhe pse shumë pak shtriga të akuzuara, kanë rrëfyer ndonjëherë se e kanë bërë këtë gjë.

Ankthi popullor mbi magjinë, u reduktua ndjeshëm duke nisur nga shekulli XVIII-të. Megjithëse sot në SHBA ka ende shumë ?shtriga? të vetë-identifikuara si të tilla, falë rritjes së traditave fetare neo-pagane si ?Wicca?, pak prej tyre pretendojnë se fluturojnë në qiell. Por imazhi i shtrigave që fluturojnë mbi fshesat e tyre qëndron ende, sidomos gjatë festës së Halluinit./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga