LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po manipulohet numri i testimeve”/ Ish-ministri ngre alarmin: Situata është katastrofale

21 Tetor 2020, 16:14, Politikë CNA
“Po manipulohet numri i testimeve”/ Ish-ministri ngre alarmin:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e sheh me shqetësim rritjen e rasteve me Covid në vend.

Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se rritja e numrit të testimeve nga ana e autoriteteve është farsë.

Sipas tij, autoritetet shëndetësore bashkojnë testimet e kryera nga ana e tyre me testimet e kryera nga klinikat private.

“Së pari dua të them që Ministria e Shëndetësisë duhet të qartësojë se ku bëhen këto teste. Se tek kapacitetet tek IShP dhe të QSUT së bashku nuk janë më shumë se 800.

Ku janë testet e tjera. Klinikat private janë me pagesë, 100 euro dhe janë jashtë metodikës së testimit. Bëhen kryesisht për dëshirën e qytetarit apo për arsye administrative për të lëvizur jashtë dhe nuk futen në metodikën e testimit.

Nëse Italia sot bën 170 mijë testime në ditë, këto janë në metodikën e testimit që bëhen gratis nga shteti. Ato që bëhen nga qytetari në anën e tij nuk mund të jenë të dhëna statistikore, mund të merren në konsideratë.

Kemi realisht një falsifikim me shifra. Shifrat duhet të ndahen nga metodika e testiemeve. Ishin 297 raste të reja që në raport me testimet ishin 25 përqind. Kjo tregon që situata është katastrofale. Testimi i pranueshëm, duhet të ishte 5-10 përqind. Me këto shifra, Shqipëria duhet të bëjë të paktën 2500 testime. Të merren tampone në rrugë, në makinë. Ne nuk jemi kërrkund?, tha Shehu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga