Connect with Us

Përse Spanja bëhet sërish vatër e COVID-19?

Bota

Përse Spanja bëhet sërish vatër e COVID-19?

Publikuar

-

Spanja bëhet këtë javë vendi i parë evropian që raporton një milion raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht se imponoi njërin nga bllokimet më të rrepta në botë, ekspertët thonë se Spanja ka arritur këtë moment të zymtë historik sepse pandemia ka nxjerrë në pah një sërë të metash të thella në sistemin e saj shëndetësor dhe në modelin e qeverisjes.

Në fillim të javës, numri i rasteve të raportuara me COVID-19 arriti në 974,449 në të gjithë vendin dhe shifra pritet të kapë shifrën një milion deri në fundjavë.

Rreth gjashtë milionë spanjollë – rreth 13% e popullsisë prej 47 milionë banorësh – tani jetojnë nën një lloj kufizimi në përpjekje për të frenuar një valë të dytë.

Pavarësisht kësaj, ministri i shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, tha se qeveria po sheh mundësinë e vendosjen së një ore policore në Madrid, rajoni me numrin më të lartë të rasteve në vend, për të frenuar numrin e infektimeve në rritje.

Ekspertët e shëndetit e vënë theksin te mënyra se si Spanja hoqi qysh në qershor, pra tepër herët, kufizimet e forta, nën presionin e qeverive të djathta rajonale, miqësore ndaj biznesit.

Faktorë të tjerë të përmendur ishin mungesa e mekanizmave të gjurmimit, mosmarrja e masave për të garantuar se popullsia migrante nuk do ta përhapte sëmundjen gjatë lëvizjes nga një provincë në tjetrën për mbledhjen e frutave. Ndërkohë, spanjollët, të cilët nga natyra janë njerëz mjaft të shoqërueshëm dhe të dhënë pas festave, menduan se kërcënimi kishte marrë fund kur gjendja e emergjencës përfundoi.

Megjithatë, analistët thonë se ka patur edhe një faktor tjetër i cili ka qenë thelbësor: Polarizimi i ashpër politik i Spanjës dhe modeli i saj i decentralizuar shtetëror.

Spanja është një nga shtetet më të decentralizuara në Evropë. Në qershor, kur u hoqën bllokimet, të 17 rajonet e saj morën përsipër administrimin e pandemisë, pasi shëndeti i popullatës normalisht është një nga përgjegjësitë e tyre.

Mirëpo shumë shpejt u ndezën tensionet midis dëshirës së kryeministrit socialist Pedro Sánchez për të kryesuar përpjekjet kundër pandemisë dhe disa rajoneve të drejtuara nga konservatorët, përparësia e të cilëve ishte mbajtja në këmbë e ekonomisë dhe shmangia e një bllokimi të dytë, pavarësisht rritjes së ritmeve të infeksionit.

Kjo arriti kulmin kur qeveria qendrore dhe qeveria rajonale e djathtë e Madridit për javë të tëra u grindën mbi mënyrën e frenimit të infeksioneve në kryeqytetin spanjoll.

Zoti Sánchez këmbëngulte që të ndiqeshin këshillat e ekspertëve të shëndetësisë, të cilët rekomanduan një bllokim të pjesshëm të të gjithë qytetit dhe tetë qyteteve periferike, ndërsa Isabel Díaz Ayuso, udhëheqësja rajonale e Madridit, e cila i përket partisë konservatore të Popullit, thoshte se masat do të shkatërronin ekonominë.

Ndërsa mosmarrëveshjet vazhdonin, ritmet e infektimeve në Madrid u rritën në mbi 730 raste për 100,000 në dy javët e mëparshme, të dytat më të larta në Evropë pas shtetit të vogël të Andorrës, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Katër viktima në 24 orët e fundit/ Infektohen qindra qytetarë

Përfundimisht, durimi i Kryeministrit Sanchez mori fund dhe qeveria vendosi një bllokim të pjesshëm. Zonja Ayuso e sfidoi këtë masë në Gjykatën Kushtetuese, ku dështoi dhe u detyrua të pranojë humbjen.

Që kur bllokimi hyri në fuqi më 9 tetor, infektimet në Madrid kanë rënë në 509 raste për 100,000, por gjithsesi përbëjnë një të tretën e të gjitha infektimeve në Spanjë.

Vendosja e orës policore në Madrid do të varet nga arritja e një marrëveshjeje me opozitën, por në mjedisin e përçarë politik të Spanjës, Partia Popullore dhe partia e së djathtës së skajshme Vox, që kontrollojnë 140 vende në parlament, ka të ngjarë ta kundërshtojë një masë të tillë.

“Kriza shëndetësore ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemit tonë të decentralizuar,” i tha Zërit të Amerikës Lluis Orriols, profesor i politikës në Universitetin Carlos III në Madrid.

“Ka vende ku rajonet kanë një zë të fortë dhe janë më të decentralizuara. Problemi këtu është ai i përplasjes dhe se nuk ka mekanizma bashkëpunimi midis institucioneve.”

Manuel Fernández, pronar i restorantit “Braseria Los Olivos” në Malgrat de Mar, një qytet 56 kilometra në veri të Barcelonës, është gjobitur me 70,839 dollarë për refuzimin e respektimit të kufizimeve të vendosura nga autoritetet në Katalonjë, në të cilat baret dhe restorantet mund të shërbejnë vetëm për ta marrë ushqimin me vete.

Protesta e tij është një shembull i zhgënjimit në rritje ndaj një klase politike që nuk është e përqëndruar në zbatimin e masave të sakta për të luftuar COVID-19.

“Nuk janë restorantet që po e përhapin këtë sëmundje. Ne kemi respektuar të gjitha kufizimet në të kaluarën dhe do të falimentojmë. Unë nuk jam komunist, por dikush duhet të flasë për diçka: janë politikanët ata që duhet të zgjedhin përparësitë e tyre, jo të shtypin njerëzit normalë,” tha ai për Zërin e Amerikës.

Alex Arenas, ekspert për shëndetin publik në Universitetin “Rovira i Virgili” në Tarragona, pranë Barcelonës, i cili shërben si këshilltar për qeverinë rajonale katalonase, fajëson masat e Spanjës për heqjen e hershme të bllokimit, mungesën e sistemeve gjurmuese, presionin mbi sistemin e dobësuar shëndetësor dhe perceptimin e rremë se kriza u vu nën kontroll gjatë verës.

“Polarizimi politik ka qenë i tmerrshëm siç kemi parë, për shembull, midis qeverisë dhe Madridit. Këto beteja partiake përfaqësojnë një humbje të kohës së çmuar në drejtim të parashikimit dhe ndërmarrjes së veprimeve kundër pandemisë,” tha ai për VOA.

“Kjo rezulton në një mungesë besimi te publiku për masat që ne duhet të marrim”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Trajtuan për 1 muaj të infektuarin me koronavirus në Poliçan/ Dalin përgjigjet e testeve për 30 mjekë dhe infermierë

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Covid-19/ Mbyllen tre fasoneri në Gjirokastër

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Si do të festohet Krishtlindja dhe Viti i Ri në Evropë?

Publikuar

-

Nga

Udhëheqësit e vendeve evropiane po përgatiten për festat e ardhshme të Krishtlindjeve duke punuar për një seri masash që të lejojnë të festojnë si një familje, por pa mbledhje të tepërta.

Gjermania-Drejtuesit e 16 shteteve federale në Gjermani dje arritën një marrëveshje e cila synon të mbajë nën frena festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vend.
Propozimi përfshin një kufizim në një maksimum prej 10 personash për festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri , megjithëse fëmijët deri në 14 vjeç janë të përjashtuar nga totali. Masat do të ishin në vend nga 23 dhjetori deri më 1 janar . Mbledhjet në rrugë dhe fishekzjarret në vendet publike në prag të Vitit të Ri janë të ndaluara për të shmangur turmat e mëdha.
“Krishtlindjet dhe festat e tjera të fundvitit duhet të jenë të mundshme si festime me familjen dhe miqtë edhe në këtë vit të pazakontë, megjithëse në një shkallë më të vogël”, thuhet në draftin e përgatitur nga krerët e shteteve federale.
Kishat do të jenë të hapura, megjithëse me një distancë të ngurtë shoqërore.

Franca-Rihapja e dyqaneve deri në orën 9 pasdite dhe autorizimi për aktivitete fizike brenda një rrezeje prej 20 kilometrash do të jetë i mundur nga 28 Nëntori deri në revokimin të plotë i cili duhet të ndodhë në periudhën ndërmjet më 15 dhjetor dhe 20 janar.
Faza 2 do të fillojë në 15 dhjetor nëse shifrat do jenë rreth 5,000 infeksione në ditë tha presidenti Macron.
Pastaj mund të lëvizni pa autorizim, madje edhe midis rajoneve, për të kaluar Krishtlindjet me familjen. Në çdo rast, udhëtimet e panevojshme duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur dhe nuk do të ketë hapje të kinemave, teatrove, muzeve. Parqet e argëtimit, baret, restorantet dhe diskotekat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura. Hapja e restoranteve dhe palestrave është e mundshme duke filluar nga 20 janari. Aktualisht duke përjashtuar hapjen e vendpushimeve të skive.

Mbretëria e Bashkuar-Udhëheqësit e katër vendeve të Mbretërisë së Bashkuar (Uells, Skoci, Irlandë Veriore dhe Angli) arritën dje një marrëveshje që lejon takime deri në tre familje për  pesë ditë nga data 23 në 27 Dhjetor . Për më tepër, familjet do të jenë në gjendje të lëvizin nëpër vend. Kryeministri i Londrës Boris Johnson u tha bashkatdhetarëve të tij të përdorin “gjykimin personal” nëse do të vizitojnë të afërmit e moshuar, njerëzit më të brishtë. Kushdo që udhëton nga ose nga Irlanda Veriore mund ta bëjë këtë nga 22 deri më 28 Dhjetor. Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e katër vendeve të Mbretërisë së Bashkuar i nxitën njerëzit të mendonin me kujdes për planet e tyre të Krishtlindjeve dhe të konsideronin takimin në natyrë ose mbledhjen virtualisht në vend që të ishin të gjithë së bashku në shtëpi. Ata shtuan se 2020 nuk mund të jetë një Krishtlindje normale por familja dhe miqtë do të jenë në gjendje të shohin njëri-tjetrin në një mënyrë “të kufizuar dhe të matur.

LEXO EDHE:  Katër viktima në 24 orët e fundit/ Infektohen qindra qytetarë

LEXO EDHE:  6 viktima në 24 orë/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë

Spanja-Qeveria Spanjolle do të propozojë një Krishtlindje dhe Vit të Ri “ndryshe” duke kufizuar festimet për dy festat në një maksimum prej gjashtë personash. Qeveria synon të rekomandojë që takimet midis kolegëve të zyrës dhe festime të ngjashme para pushimeve të bëhen në tarracat e restoranteve, jashtë ose në një vend me jo më shumë se dy mure. Gjendja e jashtëzakonshme mbetet për momentin, me shtetrrethim natën. Katalonia nuk është përjashtim, duke filluar planin e saj të rihapjes me katër faza, me restaurimin e ngadaltë të pubeve dhe klubeve.

Austri- Provë masive për të shpëtuar Krishtlindjen. Qeveria e kancelarit Sebastian Kurz ka paralajmëruar që masat aktuale mund të zgjaten përtej 7 dhjetorit, datës së skadimit të dekretit të fundit. Qeveria austriake ka njoftuar gjithashtu teste masive për kërkimin e pozitiveve asimptomatike, të konsideruara si një mjet i shkëlqyeshëm për infeksionin e koronavirusit. Testet duhet të fillojnë ndoshta në 19 dhe 20 Dhjetor, prandaj afër festave të Krishtëlindjes, sepse sipas Vjenës është e nevojshme të “shpëtohet Krishtlindja”. Nga ana tjetër, Austria kundërshton propozimin italian për të mbyllur të gjitha vendpushimet e skive në Bashkimin Evropian gjatë pushimeve të Krishtlindjeve./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE