LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD nuk ndalet/ Dorëzon në SPAK padinë e tretë ndaj qeverisë për inceneratorët

21 Tetor 2020, 10:33, Politikë CNA

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK padinë e tretë ndaj qeverisë lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve.

Ditën e sotme, ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata kanë shkuar në SPAK ku kanë dorëzuar padinë e tretë për inceneratirët.

Dy përfaqësuesit e PD-së thanë se edhe në këtë skemë janë përfshirë të njëjtët njerëz, që nisin nga kryeministri Edi Rama, ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e kompanisë. Prandaj, Gjata tha se këto padi janë trajtuar si grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.

Kujtojmë se ditën e djeshme nga ana e PD u dorëzuar në SPAK një tjetër padi për skandalin e koncesionit të inceneratorëve.

Lajmet e fundit nga