Connect with Us

“Pas inceneratorëve jam unë dhe mos guxoni të hetoni”/ Paloka zbulon mesazhin e kryeministrit Rama për SPAK

Politikë

“Pas inceneratorëve jam unë dhe mos guxoni të hetoni”/ Paloka zbulon mesazhin e kryeministrit Rama për SPAK

Publikuar

-

“Puthej e pllaquritje me zëdhënësin e Millosheviç”/ PD i përgjigjet Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama sot në inceneratorin e Elbasanit.

Sipas Palokës ky ishtë një mesazh për SPAK. “Rama ka dashur t’i thotë SPAK se pas inceneratorëve është ai dhe ata nuk duhet të guxojnë që ta hetojnë këtë çështje”, shprehet Paloka.

“Në fakt ky qejfliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot.

Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektuale dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Dhe thash, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte.

Në fakt halli i Ramës ka qenë tjetër dhe është shumë më i madh se kjo që thash unë. Halli i tij është që paniku që e ka zënë lidhur me hetimin e inceneratorëve.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Elbasan/ Zbardhen të tjera detaje, zbulohet identiteti i viktimës

Sot paradite u përpoq të lante duart duke iu thënë edhe publikut, edhe atyre që kanë vënë firmat për inceneratorët, jeni ju përgjegjësit.

Para gazetarëve, ju e dëgjuat që tha “Unë nuk kam punë me procedurat. Ato i bëjnë të tjerët. unë shoh vetëm rezultatin.” Ndërkohë dalja në inceneratorin e Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK, për drejtëisnë iu thotë “Pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni!”

Kaq është i gjithë qëllimi i Ramës sot, daljes së tij në Elbasan ka qenë që t’i thotë drejtësisë të mos guxoni të merreni me këtë çështje sepse inceneratorët janë të mitë dhe po u morët problemet do të jenë tuajat.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Faktet/ Cila është e dashura sekrete e Salianjit?

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për herë të parë për jetën private.

Gjatë një sfide në “Shiko kush luan” për të hapur petat e byrekut, Salianji zbuloi se është në një lidhje dhe se po bashkëjeton me dikë. Ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes “Me kë”, duke e mbajtur sekret identitetin e partneres. Më tej, Salianji zbuloi se ka mbajtur dhe lidhje të fshehtë.

Ndërkohë që në PD është dhe një person tjetër që deklaron se ka “top secrete” në jetën e tij, që bashkëjeton me dikë por nuk e tregon.

Ajo është ish deputetja Grida Duma, e cila është përfolur shpesh për jetën e saj personale.

Grida Duma dhe Ervin Salianji janë fotografuar shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit në ambiente jashtë selisë blu.

Pak kohë më parë, kur opozita ishte në Parlament, Ervin Salianji u filmua duke shkëmbyer mesazhe me një G.D, e cila më pas rezultoi që ishte Grida Duma.

LEXO EDHE:  Lëkundje të lehta tërmeti/ Ja ku ishte epiqendra

LEXO EDHE:  Dhunoi nënën/ Arrestohet 25-vjecari në Elbasan

Pas këtij skandali të bërë publik në media, Duma u divorcua pas një martese 21 vjeçare, ndonëse për ndarjen e saj po flitej prej kohësh.

Por edhe ish deputeti Ervin Salianji u nda nga e fejuara e tij në atë kohë dhe shpesh herë publikisht ka deklaruar se Grida Duma është femra më e bukur në politikën shqiptare.

Fotot e mëposhtme tregojnë qartë se Ervin Salianji dhe Grida Duma janë nën shoqërinë e njëri-tjetrit jo vetëm në takime politike, por edhe gjatë periudhës së verës tek Laguna Blu në Qerret./CNA.al.

Grida Duma, “lulja e vyshkur” nga skandalet/ Pyetjet pa përgjigje nga vrasja e Santos tek sms-të me Salianjin

Foto-Pas lajmit për martesën/ Grida Duma dhe Ervin Salianji darkë romantike në Golem

Grida Duma dhe Ervin Salianji drejt martesës/ Zbulohet kur bëhet kurorëzimi  

Foto ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida Duma kapen “mat”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita jashtëparlamentare nuk ka një ideal”/ Valteri: LDSH e hapur për koalicion

Publikuar

-

Nga

“Opozita jashtëparlamentare nuk ka një ideal”/ Valteri: LDSH e hapur për koalicione

Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherazi koordinatori i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Halit Valteri shprehet se është gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, të hapur për koalicion, por jo me qeverinë Rama.

Valteri shtoi se Lëvizja Demokratike Shqiptare pas vendimit të gjykatës ka nisur riorganizimin e strukturave në 12 qarqet e vendit.

“Aktualisht unë po merrem me drejtimin e qarkut Tiranë me organizimin me 15 Njësitë Administrative, njëherazi dhe në bashkinë Kamëz dhe Vorë, dhe në zgjedhjet e 25 prillit LDSH do jetë e përfaqësuar në çdo të Shqipërisë, dhe të Tiranës gjithashtu ku unë drejtoj”, tha ai.

Valteri tha se kandidatët e LDSH do t’i nënshtrohen sitës së dekriminalizimit, pra pastërtisë së figurës.

“Pra nëse ke moshën e duhur, je datëlindja ’75-’80 duhet që kandidati të marrë pastërtinë e figurës që të mos ketë patur lidhje me sistemin e kaluar. Pra që të mos kesh qenë anëtarë partie, sekretarë partie dhe të mos kesh qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Po ashtu, në LDSH nuk do të ketë figura që mund të kenë qenë ish-drejtues, drejtorë njerëz që kanë firmosur tendera, të gjithë gjitha qeverive të kaluara”, tha ai.

LEXO EDHE:  Lëkundje të lehta tërmeti/ Ja ku ishte epiqendra

LEXO EDHE:  AKU sekuestron disa ton mish në Elbasan/ Procedohet pronari

Në lidhje me koalicionet, Valteri tha se çdo forcë që përputhet me qëndrimet e tyre është i mirëpritur.

“Çdo forcë tjetër opozitare dhe jo opozitare nëse na përputhen qëndrimet tona, do jemi të hapur për koalicione. Kurse unë, nëse do kem mandat do preferoj të jem në opozitë me të gjithë këtë klasë politike”, tha ai.

Sa i takon koalicionit me opozitën jashtë parlamentare, Valteri tha se atë e vendos kryesia e LDSH-së, pasi janë disa deputet që e vendosin, duke shtuar se ata nuk kanë një ideal.

“Kjo klasë politike për 30 vite që nga shembja  sistemit komunist dhe vendosja e pluralizmit në Shqipëri kanë një linjë, si e majta si e djathta. Për çdo sulm që ne marrim nga opozita jashtë parlamentare vetëm nderë na bëjnë. Ata nuk kanë një ideal. Ata që drejtojnë sot PD, janë të njëjtët njerëz që kanë patur persona të familjes persekutorë, kanë qenë vetë me shall pioneri në foto me Enver Hoxhën dhe janë po të njëjtën njerëz që kanë marrë pjesë në burgosjen e shumë njerëzve”, tha Valteri për ATSH./CNA.al.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga pandemia/ Meta shkel sërish rregullat anti-Covid dhe “lutet” në kishë

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid/ Meta shkel sërish rregullat dhe “lutet” në kishë

Presidenti Ilir Meta vijon të mos zbatojë masat anti-Covid që janë vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Një ditë më parë, presidenti ishte i pranishëm në 35-vjetorin e aktorit Bes Kallaku, ku ishte në shkelje të rregullave që janë ndërmarrë nga qeveria.

Ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e sotme. Me maskë, që mesa duket e mban vetëm në daljet televizive, dhe i rrethuar me më shumë se 10 veta, Meta ndodhet në një vizitë në Kishën e Prullit në Lezhë.

Teksa ka refuzuar të flasë për pyetje politike dhe për kryeministrin Edi Rama, Meta duke iu drejtuar zotit me lutje për të ndihmuar njerëzit në këtë situatë, ka deklaruar se pandemia ka shtuar dramat familjare.

“Fakti se kjo kishë ëshë rindërtuar kjo tregon se fuqia e saj vjen nga themelet e këtij vendi të lashtë që ka brenda tyre sotin që i ka dhënë forcë këtij populli komuniteti dhe shqiptarëve. Pandemia ka shtuar dramat familjare. Zoti të ndandihmojë të gjithëve bashkë. një falenderim të veçantë e kam për njerëzit më të përkushtuar të komunitetit tuaj.

LEXO EDHE:  Dhunoi nënën/ Arrestohet 25-vjecari në Elbasan

LEXO EDHE:  Elbasan/ 23 qendra shēndetësore pa energji elektrike dhe ujë

Shqiptarët sduhet ta humbasin shpresën tek e ardhmja. Nuk do të flasim në kishë për çështje të tjera., këtu jemi për një çështje të madhe, zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve dhe të lutemi për të gjithë ata që vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë gjithçka për vëllezërit dhe motrat tona. Vëllezërit dhe motrat tona që janë në kushte të vështira por edhe për ata që kanë humbur vendet e punës për shkak të kësaj situate. Edhe njëherë faleminderit për gjithçka që keni bërë”, tha Meta./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE