LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Naftëtaret i përgjigjen Ramës/ Nga ty presim zgjidhje konkrete, jo postime në Twitter

21 Tetor 2020, 09:49, Politikë CNA
Naftëtaret i përgjigjen Ramës/ Nga ty presim zgjidhje konkrete,

Naftëtarët e Ballshit kanë reaguar pasi kryeministri Rama u bëri thirrje për të dalin nga greva për të biseduar.

Naftëtarët janë shprehur se kryeministrin e presin në Ballsh, aty ku po qëndrojnë në grevë urie punonjëset e Uzinës. Po ashtu, duke iu referuar postimit në Tëitter të kreut të qeverisë, ata shprehen se nuk kanë bërë asnjë herë presion dhe as nuk kanë kërkuar asgjë që ai nuk mund ta zgjidhë.

?Ne nuk kemi bërë asnjë presion karshi qeverisë. Të presim këtu në shesh, në Ballsh. Nuk kemi kërkuar asnjë gjë që ai nuk mund ta zgjidhë. Ne kemi kërkuar një vendim gjyqi të formës së prere që na jep të drejtë për pagat tona. Takimi është këtu tek ato naftëtaret që janë në grevë urie. Nuk kemi pse bëjmë takime që nuk jemi pritur. Kemi shkuar në Tiranë dhe nuk kemi marrë përgjigje,? shprehet një prej tyre.

Ndërsa, një prej naftëtareve shprehet se nga kryeministri presin zgjidhje konkrete dhe jo postime në Twitter./CNA.al

Lajmet e fundit nga