Connect with Us

Meta në takimin e “Mëngjesit të Lutjeve”/  Shqiptarët jetojnë në “vëllazërim fetar”, rrezikuan veten për hebrenjtë

Politikë

Meta në takimin e “Mëngjesit të Lutjeve”/  Shqiptarët jetojnë në “vëllazërim fetar”, rrezikuan veten për hebrenjtë

Publikuar

-

Meta në takimin e “Mëngjesit të Lutjeve”/  Shqiptarët jetojnë në “vëllazërim fetar”, rrezikuan veten për hebrenjtë

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit Sh.T.Z Reuven Rivlin, nëpërmjet një video-konference.

Në këtë takim të rëndësishëm, mori pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe shumë përfaqësues të lartë shtetërorë e personalitete politike nga vende të ndryshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta, duke ju bashkuar lutjeve për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por për mbarë botën, theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët ndihen shumë krenarë për harmoninë ndërfetare unike, si model frymëzues për të gjitha vendet.

Kreu i Shtetit, pasi vlerësoi marrëdhëniet miqësore me Izraelin, vuri në dukje krenarinë e kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre.

Megjithëse jemi vende dhe kombe relativisht të vegjël, ne gjithmonë kemi luftuar për të drejtën që të jetojmë të lirë në truallin tonë. Ne gjithashtu ndajmë së bashku angazhimin tonë të plotë për shumëllojshmërinë fetare si një element thelbësor i demokracive tona.

Ishte pikërisht kjo lidhje që i bëri shqiptarët t’i ofronin mikpritje, strehim dhe mbrojtje bashkësisë hebreje shqiptare, si dhe gjithëve atyre hebrenjve që po arratiseshin nga vendet e tjera evropiane për t’i shpëtuar asgjësimit pothuajse të sigurt nga Holokausti gjatë territ të dhunshëm dhe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga ajo periudhë e errët duke numëruar një popullsi më të shumtë hebreje se sa kishte para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri nuk u vra asnjë hebre i vetëm, madje as edhe një prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë nga populli ynë. Shumë familje shqiptare rrezikuan jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik të mbrojtjes së jetëve hebreje.

Dhe për këtë jemi shumë krenarë! E gjithë bota duhet të jetë krenare për shembullin tonë si dhe për kodin e nderit dhe mikpritjen shqiptare! Ne jemi gjithashtu shumë krenarë për harmoninë ndërfetar unike që mbizotëron në Shqipëri. Që nga kohë të vjetra, të cilat nuk mbahen mend, shqiptarët kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në paqe, në një “vëllazërim fetar”, duke i shpalosur kështu botës mesazhin e bashkëjetesës dhe dialogut midis feve të ndryshme”, tha ndër të tjera Presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Uji i Krujës në çezmat tona, në ‘Rikoshet’

Publikuar

-

Nga

‘Rikoshet” është një emision plot humor e satire, ku për 180 minuta trajtohen me batuta, tema nga më të ndryshmet.

Prezantuesit ngrenë probleme të shoqërisë shqiptare, edhe nepermjet personazheve që ftohen në telefon (personazhe të interpretuara nga Florian Binaj  Indri dhe Egi “analizojne” dhe i trajtojnë gjithnjë me një humor “therës”.



LEXO EDHE:  Video-“Landfilli i Sharrës frymëzim për filmat me mafiozë”/ Paralajmëron Gazment Bardhi: Në fund…

LEXO EDHE:  Çfarë ishte dikur Rruga e Mëndafshit, që sot Kina po përpiqet ta rindërtojë për të zgjeruar ndikimin e saj

Këtë të mërkurë, ata sjellin ngjarje aktuale, sic ishte ajo e Krujës ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj zbardh vendimin/ 1050 banesa të rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë për këtë javë, ku në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Po ashtu ai bëri të ditur se Qeveria ka vendosur që nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve.



Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë. Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t’i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bolsonaro në gjyq për 600 mijë vdekje nga COVID-i/ Po Rama me dyfishin, kur do të japë llogari?

Publikuar

-

Nga

Pse avokatura e shtetit ka përzgjedhur ‘Foley Hoag laë firm’ për të përfaqësuar Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit

Presidenti brazilian, Bolsonaro i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si e trajtoi COVID  mund të përfundojë në burg.

Komisioni i Senatit brazilian miratoi të martën një raport dënues që rekomandon ngritjen e akuzave penale kundër Presidentit Jair Bolsonaro, përfshirë krimet kundër njerëzimit, për politikat e tij Covid.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Erion Dasho, i cili duke hequr një paralelizëm me vëndin tonë shkruan se Bolsonaro po shkon në gjyq për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-I, po Edi Rama me dyfishin e Bolsonaros, a do të ndiqet penalisht?

LEXO EDHE:  Vaksina filloi/ Përgjigjet për çdo pyetje që mund t’ju vijë në mendje

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 21 janar 2021



“Bolsonaro i Brazilit po shkon në gjyq me akuzën “krime kundër njerëzimit” për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-i (2,800 vdekje për milion).

Po Edi Rama me 16,000 vdekje (5,600 për milion ose dyfishin e Bolsonaros) a do të ndiqet penalisht?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE