LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leja e re e qarkullimit të mjeteve rrugore!/ Reduktohet kostoja me 40%

21 Tetor 2020, 11:36, Aktualitet CNA
Leja e re e qarkullimit të mjeteve rrugore!/ Reduktohet kostoja me 40%

Një tjetër lajm për automotorizimin shqiptar vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2021, do të aplikohet formati i ri i Lejes së Qarkullimit për mjetet rrugore për të gjitha veprimet e reja me mjetin.

Aktualisht, qytetarët paguajnë 3,500 lekë së bashku për Lejen e Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të Mjetit. DPSHTRR po përgatit procedurën teknike për lëshimin dhe personalizimin e dokumentit të ri unik që do të kushtojë 2,100 lekë, pra kosto e reduktuar e shërbimit 40%!

? Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, për rrjedhojë nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!
? Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! (Leja aktuale për shkak të vulave të kolaudimit duhet të rinovohej, për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet)
? Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Lejen Ndërkombëtare të Mjetit! Qytetari që udhëton jashtë vendit lehtësohet nga kosto dhe kursen kohë, sepse sot i duhet që çdo 3 vjet të kërkojë e paguajë leje ndërkombëtare!
? Leja e re përfshin të dhëna shtesë qiradhënësi mjeti dhe përdoruesi mjeti dhe do gjenerohet përmes sistemit të ri elektronik, platformës së re eDPSHTRR!
? Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! (Hiqet një dokument, fitohet kohë).
? Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!
? Leja e re përmban elementet e sigurisë të detyrueshme nga Direktiva si: ëatermark – ose logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – ose fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – ose logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – ose stampë e shndritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!
? Leja e re do ketë edhe elemente të tjera sigurie shtesë si QR code i personalizuar drejtpërdrejt nga sistemi i ri eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim ose grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme të dritës, etj!
? Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit të mjeteve gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim dhe për çdo verifikim nga autoritetet e kontrollit brenda/jashtë vendit (ndryshe nga leja aktuale).
? Leja e re do jetë më e vogël, me tri pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

Leja e re e qarkullimit nuk është e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit. Leja e re jo vetëm rrit standardet, por edhe u kursen kohë e para qytetarëve. Ky operacion (bazuar në numrin e pritshëm të shërbimeve) do t?u kursejë qytetarëve rreth 1,35 milionë Euro për vitin 2021.
Investimi do të realizohet tërësisht nga DPSHTR dhe sapo të jetë e disponueshme për qytetarët do njoftohet publikisht në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al/CNA.al

Lajmet e fundit nga