LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Legjenda e Marshimit të Gjatë të Mao Ce Dunit, ja cila ishte e vërteta

21 Tetor 2020, 07:00, Blog CNA

Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi epik i Ushtrisë së Kuqe, për t?i shpëtuar armiqve të tyre në Kinë 85 vjet më parë. Por, siç shpjegon Eduard Stourton, versioni i marshimit që jep udhëheqësi komunist, nuk pasqyronte gjithmonë realitetin

?Marshimi i Gjatë është një propagandë?- deklaroi vetë Mao Ce Duni në një fjalim të dhjetorit 1935. ?Rreth 200 milionë njerëz në 11 provinca, janë njoftuar se rruga e Ushtrisë së Kuqe është rruga e tyre e vetme drejt çlirimit?- tha ai. Ne e përdorim thuajse gjithmonë fjalën ?propagandë? në mënyrë negative.

Por për Maon, kjo nënkuptonte diçka shumë më afër ?ungjillëzimit?, në kuptimin që përdorej ky term në kishën e hershme të krishterë. Propaganda, ishte mjeti përmes të cilit lajmi i mirë i besimit të ri ideologjik, do të përhapej në territoret e mëdha të Kinës. Politika kineze në mesin e viteve 1930 ishte kaotike.

Çang Kai-Shek, ishte sundimtari zyrtar i Kinës. Ai e qeveriste vendin përmes Guomindang, Partisë Nacionaliste. Por një pjesë e madhe e vendit kontrollohej nga komandantët lokalë të luftës, dhe Çang u përball me dy kërcënime të fuqishme ndaj autoritetit të tij:pushtimi japonez në Kinën Veriore, që nisi në vitin 1931; dhe rebelimi komunist i fokusuar në provincën juglindore Jiangxi.

Mao mbërriti atje në vitin 1929. Ai dhe udhëheqja e Partisë Komuniste, shpallën krijimin e një prototipi shtet komunist – Republikën Sovjetike të Jiangxi. Por forcat e Kai-Shek u vunë komunistët jo pak në vështirësi në vjeshtën e vitit 1934, dhe sovjeti i Jiangxi nuk mund të rezistonte edhe për shumë kohë.

Herrison Salisbëri, gazetar dhe historian amerikan, që shkroi një kronikë të Marshimit të Gjatë, citon një vlerësim se komunistët humbën 60.000 burra në betejën e fundit mbrojtëse kundër Guomindang. Opsioni i tyre i vetëm ishte arratisja. Në tetor 1935, 86.000 trupa të Ushtrisë së Kuqe kaluan lumin Judu.

Udhëheqësit komunistë shpresonin të lidheshin me njësitë e tjera të Ushtrisë së Kuqe që vepronion në Kinën Jug-qendrore, me synim krijimin e një sovjeti të ri sipas modelit të Jiangxi. Beteja e parë serioze që zhvilluan ishte një humbje me pasoja katastrofike.

Forcat e Çang i zunë pritë në lumin Xiang në Provincën Guangxi. Humbjet e komunistëve ishin 15.000- 40.000 ushtarë. Propaganda politike, ishte gjithmonë një element qendror në fushatën ushtarake. Fitoret ushtarake ishin të pakta, dhe kur ato erdhën, ekipet e propagandës i shfrytëzuan më së miri.

Më e famshmja, beteja e Urës së Ludingut, ka hyrë në historinë zyrtare si një operacion i shkëlqyeshëm i komandove. Por shumë historianë modernë, e kanë vënë në dyshim nëse ajo ishte aq dramatike apo vendimtare sa pretendojnë komunistët kinezë.

Në majin e vitit 1935, Ushtria e Kuqe rrezikonte të bllokohej në brigjet e lumit Dadu në Siçuan. Në shtëpinë e një prifti katolik në qytetin malor Moxi, Mao hartoi një plan të guximshëm për të shmangur katastrofën. Ai përfshinte pushtimin dhe mbajtjen e një ure pasarelë të shekullit XVIII-të, që kalonte në qytetin e largët Luding.

Shpejtësia ishte thelbësore; detashmenti i Ushtrisë së Kuqe i ngarkuar për pushtimin e urës, kreu një marshim të detyruar prej 120 km brenda 24 orësh, nëpër një rrugë të ashpër malore.

Kur të kuqtë arritën në Luding, zbuluan se nacionalistë kishin hequr shumicën e dërrasave të urës, për ta bërë edhe më të vështirë kalimin. 22 komando u ngjitën përgjatë zinxhirëve; teksa ishin nën zjarrin e vazhdueshëm nga bregu përballë.

Ura është e gjatë rreth 100 metra, por thuajse të gjithë komandot e kaluan. Mbrojtësit ikën dhe kalimi u sigurua. Mao e shpalli Marshimin e Gjatë kur mbërriti në provincën Shaanxi, që do të shërbente si bazë e Partisë Komuniste për pjesën më të madhe të kohës, deri në fitoren e saj përfundimtare në vitin 1949.

Ushtria e tij e Kuqe, ishte tkurrur në jo më shumë se disa mijëra trupa. Disa vlerësime flasin për vetëm 4.000 trupa. Shpesh thuhet se historia shkruhet nga fituesit. Marshimi ndodhi vërtet, po ai ka shumë ekzagjerime.

Së pari, marshimi nuk ishte aq i gjatë sa pretendonte Mao. Ai pretendoi një marshim prej 12.500 kilometrash. Në fakt nga përllogaritja e itinerarit, distanca është afro 6.000 km.

Së dyti Mao thoshte se Marshimi ?i shpalli botës se Ushtria e Kuqe është një ushtri heronjsh?.

Por dy misionarë protestantë që u morën peng nga të kuqtë, Rudolf Boshardt dhe Arnolis Hejman, japin dëshmi rrëqethëse të marrjes peng dhe torturave ndaj ?armiqve të klasës?.

?Të kuqtë nuk mbanin asnjë të burgosur për më shumë se tre ditë. Ata merrnin shpërblimin në para dhe e lironin, ose jeta e robit përfundonte aty. Prerja e kokës, ishte metoda e preferuar e ekzekutimit?- shkruan në ditarin e tij Hejman.

Shumë prej ?heronjve? të Maos ishin fëmijë-ushtarë, disa prej tyre madje vetëm 11-vjeç. Një numër i madh prej tyre dezertoi, dhe ata përballeshin me ekzekutimin nëse kapeshin./historyextra.comPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga