Politikë
Landfilli i Sharrës/ Veliaj-Bashës: Kemi kursyer 3 milionë euro nga afera që kishe bërë gati

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur me akuza kryetarit të Partisë Demokratike për Landfillin e Sharrës.
Veliaj pretendon se Basha kishte firmosur një projekt me kosto më të larta dhe sipas tij, qeveria e Ramës ka kursyer 3 milionë euro.
“Kishin bërë një aferë gati. Të harxhojmë 24 milionë për sistemin, investimin dhe pastaj nga ai moment 37 euro për ton. Ne e kemi çuar në 29, 30% më pak dhe 0 për investimin. Ti thua se si investim, bëje vet, unë kam detyrim që për çdo ton të të paguaj dhe për aq kohë sa është më pak, është fitimi. Kështu që kjo është më se e verifikueshme se duket çfarë ka firmosur Lul Basha, çfarë kemi firmosur ne. Ju thoni çfarë janë 8 euro më shumë, janë 1000 ton në ditë, janë 8000 euro në ditë, në 365 ditë janë 3 milionë euro.
Qartazi, vajtojnë se pyetja që unë kam, nëse kjo u bëka me 3 milionë euro më pak, pse duhet të vazhdonim me atë të Lulit? Këtu prap lind një dyshim. Do të thotë që ti i kishe mbyllur disa marrëveshje dhe për diçka që mund të bëje më pak, insiston që mund të bëhet me më shumë këtu kërcet dicka. Basha duhet të sqarojë përse mërzitet kur ne kursejmë para publike. Nëse do e kishim rritur 30%, do ishte e vështirë të jepnim përgjigje”, u shpreh socialisti në Fax News./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...