Sport
Laçi i këtij sezoni vjen ndryshe, kurbinasit do tentojnë titullin

Laçit i është shtuar “uria” këtë sezon. Nëse vjet u kënaqën me pjesëmarrjen dhe të ardhurat që i solli Liga e Europës (500 mijë euro), tashmë do të guxojnë më shumë.
Me afrimet që klubi ka bërë, do të tentojnë titullin. Gara do të jetë pa dyshim e madhe, megjithatë bardhezinjtë do ta bëjnë “luftën” e tyre.
Me objektivat që drejtuesit kanë, tashmë “topi” kalon tek Armando Cungu dhe lojtarët.
Ata po stërviten maksimalisht dhe e vetmja gjë që presin është ndalesa e bojkotit dhe nisja e kampionatit. Shtyrja që do të vazhdojë të paktën edhe këtë fundjavë, u jep mundësi Nuabuezes, Shehut, D.Rapos, Kërçikut e Mustës që të rikuperohen.
Lajme të Rekomanduara:

Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani
Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e...

Zgjidhja gjeniale e Skënderbeut, “maskon” tifozët si… VIP-a
Skënderbeu dhe Partizani zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në Korçë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe të veçantat e këtij takimi, që ishte i...