LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është lider më i mirë, Basha apo Berisha?/ Përgjigjet Dash Shehi

21 Tetor 2020, 18:12, Politikë CNA
Kush është lider më i mirë, Basha apo Berisha?/

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi është vendosur para pyetjes se kush është lider më i mirë, Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Shehi ka preferuar të mos japë një përgjigje të saktë, duke thënë se nuk gjykon njerëzit e Partisë Demokratike.

Ai theksoi se i takon historisë të gjykojë se kush nga Basha dhe Berisha është lider më i mirë.

?Shiko, unë nuk gjykoj njerëzit e PD këto 25 vjet, po të më pyesësh kush është më i zoti i LZHK-së, them jam unë. Berisha kishte kohën e vet, e ka mbaruar kohën. I takon historisë, e ka historia në dorë ta gjykojë. Basha është në kohën e tij tani, kur ta mbarojë do ta gjykojnë.

Në 30 vjet Shqipëria është pjekur, Basha është rritur politikisht. Po jetojmë kohë të ndryshme, tani teknologjia është zhvilluar. PD ka kohën e duhur, mjetet dhe njerëzit për ta ndryshuar këtë situatë. Po unë s?jam me këto jo tenxherja jo tepsia, unë jam për ta përmbys fare tepsinë, që po nuk u bë një përmbysje e tillë, situata ka për të mbetur e rëndë gjithnjë?, u shpreh Shehi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga