Connect with Us

JA PRA QË KRISMA KISHTE/ Çfarë do thonë grupi kriminal në media ?!

Aktualitet

JA PRA QË KRISMA KISHTE/ Çfarë do thonë grupi kriminal në media ?!

Publikuar

-

Sot Policia e Shtetit ka raportuar se ka bërë arrestimin e katër personave në lidhje me ngjarjen e së enjtes së kaluar, ku biznesmenin Andon Dhima, në qendër të Tiranës, persona me maska, tentuan ta vrisnin. Pra, një atentat i dështuar, që fatkeqësish në shumë media nuk u raportua, u hesht dhe u censurua.

Atentatorët e Andon Dhimës, në video, dukeshin qartë persona që kanë armë në duar dhe po tentonin ta kapnin këtë të fundit në hyrje të ashensorit, ndoshta për ta vrarë. Por, kjo nuk ndodhi falë pesë sekondave që Zoti i dha Andonit për të shpëtuar.

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Prangosen katër të dyshuar

Por, më e dhimbshme sesa vetë atentati i dështuar, ishte ajo që ndodhi me mediat në Shqipëri.

Sapo Andon Dhima drejtoi gishtin ndaj një personi, mediat u futën në auto-censurë. Andon Dhima tha se nuk kishte asnjë problem me asnjë shqiptar. Por, nga ana tjetër është personi i cili ka denoncuar prej disa javësh pazaret dhe përplasjet e forta me Ben Blushin.

Së pari, Andon Dhima ka denoncuar blerjen e një pasurie nga vajza e tij me një vlerë shumë më të ulët, nga vlera e tregut.

Gjithashtu disa dhjetëra mijëra euro karburant të papaguar, apo edhe 100 mijë euro të marra nga Ben Blushi, për vëllain e tij, e kështu me radhë. Gjyqe me pronat, konflikte pa fund.

Andon Dhima e drejtoi gishtin e tij tek Ben Blushi. Por, kjo do të mjaftonte që mediat të hynin në censurë.Exclusive documents/ Ben Blushi is criminally charged for the house in Dardha

Kështu ndodhi me Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel, të cilët nuk e raportuan lajmin. Pa lënë mënjanë ata me titra që si gjithmonë shkelqeu Irfani e Pasmaçiu

Ben Blushi, drejtori i Top Channel, futi në censurë televizionin e tij. Kështu ndodhi edhe me televizionin e Aleksandër Frangajt. Kështu ndodhi edhe me shumë media të tjera, të cilat patën kurajon të shkonin deri aty sa të thonin që “krisma nuk paska pasur”. Dhe ngjarja mund të ishte e sajuar.

Kështu ka ndodhur me një shkrim editorial, publikuar në portalin e Enton Abilekajt, ish-zëdhënësi i Fatos Nanos, ish-zëdhënësi i Partisë Socialiste, i cili vjen vërdallë për të gjetur alibitë e atentatorëve të Andon Dhimës, nëpërmjet një shkrimi “kriminal”. Si një alibi kjo për vrasësit.

“Atentati i supozuar, si rrjedhim, bëri jehonë në këto media, të cilat, nuk kërkuan autorin, nuk kërkuan mbrojtjen e biznesmenit, por gjetën menjëherë porositësin, duke e bërë akoma më të dyshimtë ngjarjen. Shpikja e atentatit është një tejkalim i kufijve, një precedent i keq, që i jep fund çdo rregulli. Eshtë një rrugë e rrezikshme, ku media nuk ka hyrë dhe nuk mund të hyjë. Është kriminalizim që zëvendëson polemikën, që, sado e ashpër, mbetet mediatike”, shkruan Abilekaj në editorialin e tij “kriminal”.

Enton Abilekaj, në një editorial të faqes së tij thekson se nuk ka pasur krisma. Ja pa që krisma paska pasur. Paska pasur atentatorë me armë, dhe jo dy, por katër persona. 

Këtë pacavure kriminale, të prodhuar apo shkruar nga një mendje tjetër, dhe publikuar nga Entoni, i cili për të disatën herë gjen alibi për të nxjerrë sa më të pastër krimin. Sepse kjo që ka ndodhur është të gjesh alibinë e krimit. Të thuash që ngjarja nuk ka ndodhur dhe ta ncxjerrësh shpikje. Entoni, njeriu i paguar me cikërrima nga Digitalb, shqetësohet shumë kur dikush akuzon Ben Blushin. Por, në fakt më mirë do të kishte qënë të bënte atë që bënë mediat e tjera. Të luftonte fort të zbardhej e vërteta, dhe pastaj të bënte alibitë e tij të krimit, për miqtë e tij që i sponsorizojnë portalin.

Alibinë e krimit e publikoi edhe Carlo Bolino, në median e tij “Shqiptarja.com”, turpësisht. Pa folur për faktin se lajmi për atentatin e dështuar ndaj Andon Dhimës, u deformua nga shumë media shqiptare. Dhe jo vetëm nga televizionet kombëtare, por edhe ato me titra, të cilat e censuruan.

I vetmi që foli ishte gazetari Artan Hoxha, i cili e denoncoi publikisht në Abcnews. Por edhe këtu turpësisht u hoq audio nga video e denoncimit të Artan Hoxhës, i cili thoshte se “Andon Dhima kishte drejtuar gishtin ndaj Ben Blushit”.Sulmi ndaj biznesmenit i sajuar?/ Artan Hoxha përgjigjet me fakte: “Je kapur me presh në duar Agush”

Ja pra që krisma paska pasur. Autorë paska pasur. Carlot dhe Entonat, apo mediat tona kombëtare që janë në shërbim të publikut, i shërbyen në mënyrën më të turpshme një krimi. Sepse jo vetëm që censuruan lajmin, nuk dhanë asnjë detaj për ngjarjen, por e shikonin atë sit ë stisur. Shkuan deri aty sa t’i jepnin edhe alibi krimit.

LEXO EDHE:  Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria/Nga Ben BLUSHI

E ky është rasti ku mediat janë në ortakëri me krimin. Me apo pa vetëdije, i shërbejnë krimit, duke i dhënë atij mundësi të fshihet.

Por, është për t’u përshëndetur fakti se Policia ka zbardhur ngjarjen dhe i ka lënë në derë të vërtetën Enton Abilekajt, Carlo Bollinos, e të gjithë mediave të tjera vërdallë, që u përpoqën ta censuronin dhe të deformonin ngjarjen e rëndë kriminale, që mund ti merrte jetën një biznesmeni dhe vajzës së tij.

Por, për pronarët e këtyre mediave nuk ka rëndësi jeta e një biznesmeni apo vajzës së tij. Por alibia që i dhanë krimit.

E këtë ka bërë Enton Abilekaj, me atë që ka shkruar. Këtë ka bërë edhe Carlo Bollino dhe ata që e kanë ribotuar. Këtë kanë bërë edhe ata që e censuruan dhe nuk e dhanë lajmin për atentatin e dështuar ndaj Andon Dhimës.

Sot mbushin faqen me lajmin e arrestimit të autorëve kur shkruanin SKENAR.

Ja pra që krisma paska pasur. Tani shkoni e mblidhni pështymat e gënjeshtrave tuaja dhe gënjeshtrat se nuk mbanin në dorë atentatorët armë. 

Tani nuk kemi çfarë presim tjetër veçse Policia e Shtetit dhe Prokuroria t’i shkojnë deri në fund çështjes dhe të zbardhin urdhëruesit e vërtetë të ngjarjes, të cilët pa asnjë diskutim janë ata që hanë, pinë, flenë, zhgrryhen, jetojnë me dhunën dhe terrorin e vendit, duke “përqafuar” me Carlot e Entonët, dhe alibitë e tyre kriminale.

Këtu nuk duam të përjashtojmë edhe të tjerët që kanë ribotuar atë shënim pervers, por edhe ata që censuaruan ngjarjen. Sepse turpësisht ngjarja e Andon Dhimës, përveç fitores së Policisë së Shtetit, ka edhe një njollë të zezë, “një grup të strukturuar kriminal” në media, të cilët bashkëpunuan me atentatorët (duke shpikur alibi) që kërkuan t’i merrnin jetën biznesmenit, në qendër të Tiranës./ CNA.al

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Prangosen katër të dyshuar

Arrestimi i autorëve të dyshuar për atentatin e biznesmenit/ Artan Hoxha jep detaje

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas “bombën” për Ben Blushin

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Koncert atje ku çdo ditë vdesin njerëz”/ Paloka ‘masakron’ Ramën

Publikuar

-

Nga

“Koncert atje ku çdo ditë vdesin njerëz”/ Paloka ‘masakron’ Ramën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur i revoltuar, pas koncertit që u mbajt sot tek spitali Covid-2 (Shefqet Ndroqi) në Tiranë, ku në ballkone dolën bluzat e bardha dhe pacientët.

Me tone të forta kritike, Paloka shkruan se vetem Rama mund të japë concert atje ku cdo ditë vdesin njerëz nga papërgjegjshmëria e tij.

“Vetem Rama mund tja dale qe te prezantoj deputetet ne vendgrumbullimet e plehrave , te flase per “arritje” e progres mbi germadha , te tregoj barcaleta ne varreza , e te jap koncert atje ku cdo dite vdesin njerez prej papergjegjshmerise se tij…!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Video/ Dashuria e Edi Ramës për Ben Blushin

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë më 18 qershor?/Blushi: Rrezik i madh për zgjedhjet

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po gënjejnë njëri-tjetrin …”/ Patozi tregon se çfarë mund ta shpëtojë opozitën

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në “Top Talk” është shprehur se se e vetmja gjë që mund të shpëtojë opozitën është që alternativa e re të ndezë.

Patozi u shpreh më tej që ai që duhet të ishte lokomotive e opozitës, pra Basha nuk është në fushatë.

Më tej koordinatori i BD tha se ata po gënjëjnë njëri-tjetrin duke thënë se po presin “Venecian”.

“E vetmja gjë që mund të shpëtojë opozitën është që lëvizja jonë të ndezi. Nëse kjo gjë nuk ndodh Shqipëria është në kurthin e tre partive. Po ditëm ta bëjmë mirë këtë mision ne shpëtojmë veten dhe Shqipërinë.

Nuk kemi shumë kohë në dispozicion, por dhe pa kohë s’jemi. Ai që duhet të ishte lokomotivë e opozitës, nuk është në fushatë. Po gënjejnë dhe njëri-tjetrit duke thënë se po presin ‘Venecian’.

Jam duke folur para shqiptarëve që kjo është e vetmja rruge”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE