Connect with Us

Gati vendimi, ja çfarë pret futbolli shqiptar nga qeveria

Super Liga

Gati vendimi, ja çfarë pret futbolli shqiptar nga qeveria

Publikuar

-

Liga Profesioniste e Futbollit në momentin që është futur në diskutime me qeverinë për plotësimin e katër pikave ka bërë një ndarje të tyre në dy aspekte të veçanta. Një është ai i tre ligjeve dhe tjetri është ligji për sponsorizimet.

Po çfarë dakordësie ka dhe ku ndahen ende palët? Së pari, në lidhje me kërkesën e futbollit për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, duket se ekspertët te Financat kanë dakordësuar që në rast se do të pranohet kjo pikë, atëherë do të kërkohet nga kryeministri një vullnet për të miratuar ligj që diçka e tillë të bëhet për të gjithë bizneset.

Realizimi? Me gjasë, duket i mundshëm, pasi në të vërtetë është një fond që nuk përfshihet në buxhet. Thënë ndryshe, shteti pret dhe përllogarit vetëm borxhin principal nga bizneset (këtu edhe futbolli). Një tjetër aspekt ku palët ndahen, është ligji për sponsorizimet. Qeveria ka rritur nga 3% në 5% shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet. Njëkohësisht, në bazë të formulës së miratuar prej kësaj maxhorance, qeveria njeh trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë. E nëse bëhet fjalë për kostot finale, qeveria dhe sporti e kanë gjetur gjuhën e përbashkët të shifrave se sa do t’i kalojë sportit nga buxheti.

Pika ku ndahen palët është formula pasi sporti ka propozuar dhe kërkon që më së pari të hiqet fasha prej 1 miliard lekësh (të vjetër) fitime të deklaruara për të qenë sponsorizues si dhe ka kërkuar që shifra totale e përllogaritur nga qeveria që hiqet nga buxheti i shtetit dhe të shkojë në sport të bëhet me zbritje të përqindjes së tatimeve me një shifër fikse. Kosova e ka të tillë që një biznesi i zbriten 30% dhe kjo shifër shkon sponsorizim në sport.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Lerda tregon eksperiencën te Partizani: I lashë në vendin e dytë dhe përfunduan të gjashtët

Publikuar

-

Nga

Lerda ka treguar eksperiencën e tij te Partizani, teksa kishte detyrën e vështirë për të marrë ekipin pas Skënder Gegës. Tifozët ishin të mësuar me rezultatet pozitive dhe trofeun e sjellë nga trajneri i njohur në Shqipëri, por kërkon që kryeqytetasit të bindnin në lojë. Megjithatë aventura e Lerdës nuk do të zgjaste për shumë kohë dhe do të largohej sërish në Itali. Në një intervistë për “TMË”, Lerda tregon vendin ku e la Partizani dhe ku përfundoi në fundin e sezonit.

“Ishte një përvojë pozitive me Partizanin pasi filluam në Ligën e Kampioneve duke u eliminuar nga Karabak. Një ekip që kualifikohej shpesh në “Play Off” të këtij kompeticioni dhe që ka një buxhet prej 25 milionë eurosh. Baku është një qytet shumë i pasur. E luajtëm këtë betejë duke barazuar pa gola në të parën dhe ishim në lojë deri në 5 minutat e fundit të takimit. Pastaj në “Europa League” u përplasëm kundër Sheriffit, Juventusit të Moldavisë. Fituam Superkupën dhe kishim fillim të mirë.

Por nuk zgjati shumë. Ishim mirë, por pastaj ndodhi një tërmet se presidenti vendosi për këtë mënyrë. Ne ishim në vendin e dytë dhe një pak larg kreut, por humbën ndeshjen direkte me rivalët tanë. Në atë moment gjetëm marrëveshjen për të thënë lamtumirë me pëlqim dypalësh. Partizani përfundoi i gjashti. Por ishte përvojë e mirë për mua”, ka thënë Lerda.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vjet drejtoi Vllazninë, ja ku ka firmosur së fundmi Mirsad Jonuz

Publikuar

-

Nga

Mirsad Jonuz ishte një trajner i cili u bë i njohur në kampionatin shqiptar nga ana e Vllaznisë. Tekniku nga Maqedonia udhëhoqi shkodranët, mirëpo në fund të sezonit të kaluar vendosi të ndajë rrugët me shkodranët.

Tashmë, 58-vjeçari do të nisë një aventurë të re në karrierë teksa është zyrtarizuar në drejtimin e klubit nga Katari, Lusail Doha. Jonuz kishte udhëtuar drejt Katarit në javën e kaluar, por për shkak të protokollit anti-COVID ishte detyruar të qëndronte për një javë në karantinë.

Nga marrëveshja me Lusail Doha, tekniku do të përfitojë një shifër të majme teksa ka firmosur për shumën e 150.000 dollarëve në sezon. Jonuz ka nisur menjëherë tashmë nga puna në skuadrën e re, ku do të kërkojë të marrë maksimumin për të qenë brenda objektivave.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shorti i Champions League/ Vllaznia për femra pret në “Loro Boriçi” kampionen e Turqisë

Publikuar

-

Nga

Vllaznia e femrave ka mësuar ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve për femra.

Shkodranet do të përballen në këtë raund me kampionen e Turqisë, ALG Spor Kulubu. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ka vendosur Vllazninë përballë skuadrës tukre, teksa ndeshja do të luhen në “Loro Boriçi” më 3 ose 4 nëntor.

Mundësitë e Vllaznisë ishin të përballej me kampionen e Izraelit ose me atë të Turqisë dhe shorti i ka vendosur përballë këtyre të fundit, ku femrat e skuadrës shqiptare do të kërkojnë të kalojnë në turin tjetër.

LEXO TE PLOTE