LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin/ Reagon bashkëshortja e tij: Më shkatërroi familjen

21 Tetor 2020, 10:22, Lifestyle CNA
Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin/ Reagon bashkëshortja e

Vetëm një ditë më parë, Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Madje  publikoi një foto ku shfaqeshin të dy bashkë dhe krahas i bëri një dedikim shumë të fortë dashurie.

?Thonë që ?në dashuri fiton kush ikën?. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla?, shkruan Fjolla bashkangjitur fotos.

Ndërkohë  ?n?Zoom.biz? ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen. Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

?Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë?, mësohet të jetë shprehur ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga