LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Mediu mesazh Bashës/ Në zgjedhje duhet shkuar me bindje

21 Tetor 2020, 17:45, Politikë CNA
Fatmir Mediu mesazh Bashës/ Në zgjedhje duhet shkuar me bindje

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rrënuar Kushtetutën me metoda totalitare dhe ka vendosur një sistem korrupsioni që po zbraz Shqipërinë.

Gjatë një takimi me disa të rinj në Tiranë, Mediu deklaroi se opozita duhet të jetë e bashkuar në çdo qendër votimi.

Ai kërkoi që opozita të shkojë në zgjehdje me bindje për të votuar për lirinë dhe për një qeveri që punon për njerëzit.

?Opozita duhet të jetë e bashkuar në çdo qendër votimi, duhet të shkojë me bindje se duhet të votojë për lirinë që i ka falur Zoti kundër manipulimit të një qeverisje të korruptuar. Duhet të shkojë për një qeveri që punon për njerëzit, jo për një qeveri që punon për një kastë ose sekt siç e kemi sot?, theksoi kreu i PR-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga