LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Tjetër klub europian pas talentit të Tiranës

21 Tetor 2020, 09:32, Sport CNA
E bujshme/ Tjetër klub europian pas talentit të Tiranës

Ernest Muçi është në shënjestër të klubeve europiane. Talenti 20 vjeçar i Tiranës së fundmi kërkohet edhe nga Luzern në Zvicër. Sipas shtypit të shkruar, menaxherët I kanë kërkuar drejtuesve të Tiranës që lojtari të kalojë në Zvicër qysh në merkaton e ardhshme të janarit.

Më herët, për Muçin ishte interesuar edhe Young Boys po në Zvicër ndërsa shuma që kërkon presidenti Halili për ?xhevahirin? e tij është afro 500 mijë euro.

Ende nuk dihet nëse Tirana do privohet nga sulmuesi kryesor në mesin e sezonit, apo do të presë verën e ardhshme për të transferuar lojtarin. Pritet që bardheblutë të përfitojnë sa më shumë të ardhura nga Muçi, me presidentin Halili që është besimplotë se sulmuesi do të shënojë 15 gola në sezonin e ri.

Lajmet e fundit nga