Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Fondacioni në SHBA ndihmon 49 familje shqiptare, 1.6 milionë dollarë kontribute

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ Fondacioni në SHBA ndihmon 49 familje shqiptare, 1.6 milionë dollarë kontribute

Publikuar

-

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, një sërë organizatash filluan të mbledhin fondacione për të ndihmuar shqiptarët që ishin prekur nga fatkeqësia natyrore.

Ndër këta organizata që u sensibilizuan me bashkëatdhetarët e tyre është edhe fonacioni Albanian Roots.

Organizata bamirëse jofitimprurëse me bazë në New York të SHBA-ve, ka mbledhur 1.6 milionë dollarë për pasojat dhe dëmet nga tërmeti tragjik.

Fondacioni i ka mbledhur këto para për rreth 72 orë dhe drejtuesit kanë kontrolluar që paratë e shqiptarëve të mos vidhen dhe kanë qenë transparent duke treguar se ku e kanë investuar çdo qindarkë.

“Rrënjët Shqiptare” e filluan punën vetëm pak javë pas tërmetit dhe përveçse rindërtimit të banesës, ata i kanë pajisur familjet me të gjitha mobiljet.

Deri më tani ky fondacion ka ndërtuar 5 shtëpi me 170 mijë dollarë, ndërsa nesër do të firmosin për të bërë pjesën tjetër të investimit.

Organizata rinore Rrënjët Shqiptare ka dorëzuar çelësat e katër shtëpive të reja në Likesh të Shijakut,  dhe së fundmi i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, 100 m2, edhe familjes me 5 antarë, Qehaja, në fshatin Tapizë të Krujës.

Anëtari i fondacionit Albanian Roots (Rrënjët Shqiptare), Kristian Mundija ka deklaruar se po punohet me këmbëngulje për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit dhe mbajtjen e premtimit, që iu dha shqiptarëve kontribues.

LEXO EDHE:  Kujdes!/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm  

Mundija tha për mediat se vëmendja është përqëndruar në projektin madhor të ndërtimit të 44 shtëpive, që jo vetëm do të strehojnë të pastrehët e dëmtuar nga Tërmeti i nëntorit 2019, por do t’i ndihmojnë edhe zonës për zhvillimin e saj urbanistik. Fondacioni do të marrë truallin dhe do të ndërtojë 44 banesa të tjera për banorët e dëmtuar që prej rreth një viti po jetojnë në çadra.

Në këtë fondacion kanë kontribuar mbi 20 mijë donatorë nga e gjithë bota nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i ardhur në ndihmë shqiptarëve në ditët më të vështira për ta.

Ndërkohë, kujtojmë se Albanian Roots është një grup profesionistësh dhe studentësh të rinj shqiptarë që janë të përkushtuar dhe të apasionuar në promovimin e kulturës, traditave dhe vlerave të popullit shqiptar në botë.

Organizata u themelua në 2009 dhe ka organizuar shumë aktivitete kulturore për të forcuar komunitetin dhe për të festuar në kulturën shqiptare. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  Refuzimi i vizave/ 170 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në “listën e zezë” të SHBA

LEXO EDHE:  Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Familja në Bubq nuk pranon t’i shembet shtëpia e dëmtuar/ Kryefamiljari bën rezistencë me bidon me benzinë

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e familjes Xhaferri në Bubq dhe kanë bërë rezistencë mëngjesin e sotëm ndaj forcave të Inspektoriatit të Ndërtimit që kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Kjo familje është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por ata pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj nuk kanë lejuar që tu shembet shtëpia. Kryefamiljari dhe antërët e familjes janë nxjerr nga shtëpia nga forcat e policisë pasi kanë bërë rezistencë, ndërsa kishin dhe një bidon benzinë.

Disa prej tyre janë shoqëruara nga Policia, ndërsa të tjerët kanë nisur të largojnë orenditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE