Connect with Us

Deklarata e Kyemadhit: Meta nuk e ka lënë Ramën të vidhte kur ishte kryetar Parlamenti

Politikë

Deklarata e Kyemadhit: Meta nuk e ka lënë Ramën të vidhte kur ishte kryetar Parlamenti

Publikuar

-

Deklarata e Kyemadhit: Meta nuk e ka lënë Ramën të vidhte

Kryetarja e LSI-së ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me një takimi me disa banorë të Vorës.

Rama tha se ka qenë Ilir Meta ai që nuk e ka lënë Ramën të vidhte gjatë kohës kur ishte kryetar Parlamenti.

Sipas saj, Meta e bëri Shqipërinë me prokurori dhe polici, ndërsa Rama po tenton t’i grabisë bashkë me Kushtetutën.

Kur ishte Ilir Meta Kryeministër e bëri me prokurori, me polici, me të gjitha që i shembën në 1997-ën. Kur u bë Ilir Meta Kryetar Parlamenti nuk e la atë të bënte koncensione që të vidhte. Tani që është President ky do që të grabisë Kushtetutën dhe Ilir Meta nuk e lë…”, u shpreh ajo.

Më tej, kryetarja e LSI deklaroi se kreu i qeverisë ka vjedhur naftën, detin, prona, kodra, fusha dhe rrugë.

Nëqoftëse marrin aq metra katror apartamente sa i prishet këtu, të kenë kontratën të paktën. Nesër kur të iki Edi Rama, vijnë dhe thotë më ka premtuar Edi Rama, por po se pate me letër me firmë s’ke çfarë i jep ti. Se të gjithë zullumet e Edi Ramës do ti pastrojmë ne. Banorët duhet t’i sensibilizojmë, nëse ke ikur nga apartamenti jot, duhet një letër marrëveshje, kontratë me kë institucion, firmën ndërtuese që do e marri, me institucionin që do ta japi dhe me përgjegjës. Ta firmosin ata se ata do të mbajnë përgjegjësi nesër. S’ka më përgjegjësi kolektive, siç mendon Edi Rama.

Kap koncesione çoji në Parlament dhe grabit naftën, detin, prona, kodra, fusha, rrugë. Si nuk u ngop ky njeri? Çfarë do më? 30 vjet pushtet që në ’98 pa zbritur një sekondë. Nuk u ngop duke shkatërruar Tiranën, Kopshtin Botanik, Bllokun, gjithë Unazën e Re, Laprakën dhe njësisë 9, Farkën gjithë Shqipërinë me bregdet dhe me të tëra. Nuk u ngop edhe këtu në Vorë me pallate. Çfarë do më? Dhe te hallexhinjtë do shkojë? Edhe te shtëpia, koteci i hallexhiut do shkojë? Kjo është absurditet”, theksoi Kryemadhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  Aeroporti i Vlorës/ Rama tregon pse dështuan negociatat me turqit

LEXO EDHE:  Humbja e mjekut nga Kavaja/ Ministria e Shëndetësisë: Shërbeu deri në fund me devotshmëri

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE