LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid vijon të përhapet në shkolla/ Infektohen tre mësues dhe një sanitare në Bulqizë

21 Tetor 2020, 17:37, Lifestyle CNA
Covid vijon të përhapet në shkolla/ Infektohen tre mësues

Koronavirusi vijon që të përhapet në shkollat e vendit.

Mësohet se në Bulqizë, në shkollën 9-vjeçare ” Xhevdet Doda, kanë rezultuar pozitiv tre mësues dhe një sanitare.

Pas dezinfektimit, mësimi ka vazhduar normalisht, ndërsa nuk ka nxënës që kanë shfaqur simptoma.

Sakaq, një tjetër mësuese është e prekur me Covid-19 në gjimnazin  e Bulqizës e cila do të kryejë testimin e dytë.

Drejtori i Kujdesit Shëndetësor, Flamur Meta thotë se pacientët janë me simptoma të lehta. Po kështu janë marrë tamponë në shkollën e Martaneshit dhe në Shkollën e Bashkuar, përgjigjet e të cilave ende nuk kanë dalë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga