Connect with Us

Covid “mbërthen” prefekturën e Vlorës/ Mbyllet institucioni

Aktualitet

Covid “mbërthen” prefekturën e Vlorës/ Mbyllet institucioni

Publikuar

-

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Prefektura e Vlorës është mbyllur për shkak se një punonjës ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Bëhet me dije se institucioni ka mbyllur dyert deri në marrjen e përgjigjeve për personat që kanë pas kontakt me të infektuarin. Në qytetin e Vlorës janë aktualisht 270 persona aktivë me Covid 19, një pjesë e të cilëve dhe punonjës në administratën publike, në kopshte e në shkolla.

Prej ditësh në vendin tona janë shtuar ndjeshëm rastet e reja me Covid 19, ku vetëm dje u shënuan 301 raste të reja dhe 4 humbje jete./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I goditur me thikë në gjoks/ Gjendet i pajetë në mes të rrugës shqiptari në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Attigliano, Terni pranë daljes në autostradë.

Trupi i shtrirë në mes të rrugës u konstatua nga disa kalimtarë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

58-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë në mes të barkut dhe gjoksit. Thika u gjet pak metra larg kufomës. Rrethanat e vdekjes mbeten misterioze. Policia po heton disa pista nga vrasja dhe deri tek vetëvrasja.

Shqiptari kishte mbërritur disa muaj më parë në Attigliano dhe kishte zbuluar se ishte i sëmurë rëndë./CNA.al

Burimi:  https://www.ternitoday.it/cronaca/uomo-ucciso-coltellata-petto-indagini-carabinieri-attigliano-terni-25-novembre-2020.html

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon kontratën me PS-në/ Nuk kisha ndërmend të bëhesha politikan

Publikuar

-

Nga

Meta zbulon kontratën me PS-në/ Nuk kisha ndërmend të bëhesha politikan

Presidenti Ilir Meta, ka folur pak më parë për situatën politike në vend dhe përfshirjen e tij në jetën politike.

Meta deklaroi se nuk ka pasur si qëllim që të përfshihej në politikë, por donte që të vazhdonte karrierën e tij si ekonomist.

Kreu i Shtetit rrëfeu në forumin “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini, se kontrata e tij me PS-në ishte që të shkëputej nga piolitika dhe të vazhdonte shkollën.

Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President.

Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. Dhe kjo ishte kontrata ime me PS, pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi”, u shpreh Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi hodhi poshtë deklaratat e qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve se shkollat nuk janë vatra të nxehta të përhapjes së koronavirusit.

Teksa publikoi mesazhe të dy qytetarëve, Boçi shkruan në rrjetet sociale se ka me qindra fëmijë e mësues të infektuar.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk po jep asnjë mbështetje për ta.

“Si tha Rama me ministren e tij fasadë?! “Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga Covid-19”!!!!? Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen! Mashtrim-20 në analogji me covid-19. Ndërkohē e vërteta është krejt ndryshe. Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetra! Mësues të infektuar janë me qindra! Fēmijē tē infektuar janë me mijëra! Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre. Shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve. Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij”, shkruan Boçi. /CNA.al.

 

LEXO EDHE:  COVID-19 forcon valutat/ Rritet sërish euro

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Kina fut në izolim strikt rreth 400 mijë njerëz

 

 

LEXO TE PLOTE