Kronika
“Atentati ndaj Andon Dhimës u inskenua”/ Hoxha publikon dokumentin dhe u mbyll gojën “skeptikëve”

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur reagimeve se atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima është inskenuar për të përfituar azil.
Hoxha ka publikuar një dokument që vërteton se Dhima është qytetar i BE pasi është i pajisur me pasaportë greke.
“Andon Dhima eshte qytetar i BE, nuk kishte nevoje te inskenonte atentatin, për të marrë azil! Pasi publikova videot e atentatit ndaj biznesmenit Andon Dhima, diten e shtune, me 17 tetor, reagimi qe me beri me shume pershtypje, ishte fakti se meqenese biznesmeni nuk ishte vrare, patjeter duhej ta kishte inskenuar ngjarjen per te marre azil ne vendet e Bashkimit Europian. Ne te vertete, ka me dhjetera raste te tilla, me inskenime atentatesh, vendosje minash ne shtepi te braktisura dhe automjete pa njerez siper tyre, apo kur qellohet me bresheri ndaj mureve te ndonje banese. Por rasti ne fjale dukej qarte qe nuk ishte i tille. Qe nga pamjet, dukej qarte se nuk ishte inskenim. Levizjet e autoreve, maskimi i tyre, deshmonin krejt tjeter gje. Mbi te gjitha para se ta publikoja ngjarjen, kerkova nje takim me objektivin e ketij atentati, per te saktesuar çdo dyshim qe kisha. Gjeja e pare qe i kerkova ishte pikerisht fakti, se çfare dokumentash identifikimi perdorte? Dhe pergjigja e Dhimes ishte, kam dy pasaporta, nje shqiptare dhe nje greke. Per tu bindur i kerkova ti shoh dokumentat, dhe ne te vertete ai dispononte nje pasaporte greke”, shkruan Hoxha.
Gazetari thekson se nëse ke pasaportën apo shtetesinë e një vendi të BE-se, nuk ke nevojë të kërkosh azil.
“Per te gjithe “skeptiket” e turbulluar nga mjegulla, qe shperndane agushet e pushtetit, nese ke pasaporten apo shtetesine e nje vendi te BE-se, nuk ke nevoje te kerkosh azil… Me poshte, keni nje foto te pasaportes, qe tregon se biznesmeni Dhima, perveç shtetesise shqiptare, disponon dhe shtetesine greke dhe se as qe i shkon ndermend te largohet nga Shqiperia. Te keshtu me tha deri ne momentin qe e takova une…”, shkruan Hoxha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...
1 Koment