LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj Andon Dhimës/ "Shpërthen" Hoxha: “Agushët” e pushtetit e dinë që unë nuk punoj me “mall porositësi”

21 Tetor 2020, 10:55, Kronika CNA
Atentati ndaj Andon Dhimës/ "Shpërthen" Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka ashpëruar tonet lidhur me mediat të cilat u munduan të fshehin atentatin ndaj biznesmendit Andon Dhima.

Hoxha tregon se vendosi të publikojë ngjarjen për të shpëtuar jetën e një biznesmeni dhe të familjes së tij që kërcënohej seriozisht.

?Per Agushin, ?Agushet e pushtetit?, brigadieren dhe shoqerine e brigadieres… Kur te shtunen e 17 tetorit publikova pamjet e atentatit te deshtuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, se pari, fshehet ngjarjen. Pastaj, hodhet helm per inskenim te ngjarjes, duke me cilesuar se kisha sajuar atentatin dhe se isha bere pjese e nje loje te ndyre politike, per te akuzuar ?Agushet e ndershem? te medias shqiptare… Ne fakt une e denoncova ngjarjen, sepse kishte 48 ore qe mbahej e fshehte dhe nuk e publikonte askush, asnje ?Agush profesionist? grimier i pushtetit. Pasi verifikova pamjet, vendngjarjen, mora deshmi konkrete, vendosa ta publikoj vetem me nje qellim. Te shpetoja jeten e nje biznesmeni dhe te familjes se tij, qe kercenohej seriozisht per tu zhdukur, nga krimi i lidhur me fijet e pushtetit. Asgje tjeter nuk me interesonte ne ate moment, sepse ajo qe dukej ne pamje ishte e frikshme?, shkruan Hoxha.

Gazetari shprehet se ?Agushët? e pushtetit e dinë shumë mirë, që ai nuk punon me ?mall porositesi?, nuk i telefonon apo dërgon mesazh asnje nga zyrtarët apo zyrat ku përpunohen ?ngjarje thagma?, që i interesojne pushtetit.

Më tej Hoxha thekson se është e tmerrshme të shikosh, sesi më 2020-en, media kombetare fshehin një atentat ndaj një biznesmeni, në mes të Tiranës.

?Të shikosh media informative, që na shesin moral te tipi apliko në e-albania, jo vetem të fshehin krimin, por të sulmojnë gazetarët që denoncojnë krimin, madje të sulmojnë dhe vetë viktimën, se ka inskenuar krimin.
Vetëm një mendje diabolike, vetëm vampire që nuk ngopen me gjak viktimash te pafajshme, mund të shkojnë deri aty, sa të akuzojnë një qytetar të thjeshtë, nje biznesmen taksapagues prej dekadash ne kete vend, se ka inskenuar nje atentat.
Se ka pajtuar ?aktore? per te sajuar gjoja nje vrasje, pasi i duhet per te kerkuar azil ne Europe!!! Ububuja…
Hej agusher, thirrini mendjes!!! Tringellima e ?grosheve te argjende?, qe u ka dhene pushteti, jo vetem ju ka shurdhuar degjimin, por u ka verbuar shikimin dhe u ka zhveshur nga çdo vlere profesionale e humane qe keni patur dikur.
Ju qe u shqetesuat per porositesit, po sot qe jane arrestuar autoret çfare keni per te thene??
Nga e dinit ju, qe ngjarja ishte e inskenuar?!
Kush ju tha, se nuk ka as organizator dhe as porosites?!
Prandaj ?agusher te pushtetit?, kafshoni gjuhen, sepse sot jeni kapur me presh ne dore(presh dhe çfare preshi, nga ata te Çermes qe reklamon Erjon Braçe).
Dhe uroni, qe ata ?çunat laçiano-tirons? te arrestuar dje ne mbremje, te cilet kane qene shoke burgu me lloj-lloj bosesh te krimit shqiptare, te mos e hapin gojen… Me poshte, titulli i shkrimit ku thuhej me bindje, se ngjarja ishte e inskenuar dhe se lajmi qe kisha publikuar une nuk eshte i vertete.
Aludimet kriminale per te fshehur krimin dhe titulli i sotem, i po te njejtes media, ku tashme pranon se autoret jane arrestuar nga policia…?, shkuan më tej Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga