LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorëve/ Nishani: Grabitje më e dhunshme sesa ajo e Rinasit

21 Tetor 2020, 20:46, Politikë CNA
Afera e inceneratorëve/ Nishani: Grabitje më e dhunshme sesa ajo e

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëherazi kryetar i komisionit të vlerësimit brenda PD, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Arena?, ku mes të tjerave ka folur dhe për aferën e inceneratorëve.

Nishani tha se inceneratorët janë një grabitje më e dhunshme sesa ajo e Rinasit, ku u vodhën rreth 6 milionë euro.

?Po marrim një rast që duhet të ulërijmë të gjithë, rasti i fundit i skandalit të inceneratorëve. Nuk po i hyjmë problemit ambienti, mafia, e të tjera.

Ka një tjetër fakt ulëritës, është një grabitje e dhunshme, më e dhunshme se grabitja që u krye në Rinas. Nuk po hyj të analizojë, po marr një fakt; Në një ditë krijohet firma, aplikon, pa konkurrentë, fiton, nënshkruan kontratën, konsumohen ankimimet, çohen paratë, brenda 24 orëve?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga