Connect with Us

A rrezikojmë mbylljen?/ Flet Brataj: Masat do vijnë duke u shtrënguar

Shëndeti

A rrezikojmë mbylljen?/ Flet Brataj: Masat do vijnë duke u shtrënguar

Publikuar

-

Kush e ka kaluar virusin krijon imunitet/ Skënder Brataj mban maskë në emision të bindë qytetarët

Ditët e fundit shifrat e të infektuarve kanë ardhur duke u rritur, ndërsa është vënë re një luhatje edhe e personave që ndodhen të shtruar në spitalet Covid.

Duke marrë shkas nga kjo, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është pyetur nëse vendi rrezikon mbylljen.

Ai tregoi në emisionin “Opinion” se në këto momente nuk rrezikohet një mbyllje e dytë, por paralajmëroi se masat do vijnë duke u shtrënguar.

LEXO EDHE:  “Pacientët po trajtohen në ambulanca”/ Brataj: Janë kthyer në mini-spitale, nuk mungon asgjë

“Në këto momente nuk rrezikojmë mbylljen me këto numra.  Masat do vijnë duke u shtrënguar”, theksoi Brataj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pandemia jashtë kontrollit/ Brenda javës hapet Spitali Covid 4

Publikuar

-

Nga

Pandemia jashtë kontrollit/ Brenda javës hapet Spitali Covid 4

Shifrat e larta të të infektuarve në vendin tonë, kanë bërë që gjendja tq dalë jashtë kontrollit në spitale.

Për të përballuar fluksin e lartë, mësohet se do të hapet dhe pavioni i tretë i spitalit COVID 3., shkruan Ballkan ëeb, nga burime brenda Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Bëhet e ditur se ky pavion ka një kapacitet prej 50 shtretërish.

Po ashtu, mësohet se brenda javës pritet të hapet dhe spitali COVID4, ku do të trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtrerët.

LEXO EDHE:  “Teston pak, e gënjen shumë”/ Erion Dasho leksion qeverisë për situatën e Covid-19: Ja çfarë bëjnë perëndimorët

LEXO EDHE:  “Pacientët po trajtohen në ambulanca”/ Brataj: Janë kthyer në mini-spitale, nuk mungon asgjë

Kujtojmë se gjatë natës mjeku Dritan Koçiaj bëri thirrjeqeverisë përmes rrjeteve sociale se në Sanatorim nuk ka shtretër, ndërsa pacientët po marrin trajtim në ambulanca./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë po ndodh tek Covid 2?/ Mjeku “shkund” politikën”: Zgjohuni se nesër do të jetë shumë vonë!

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh tek Covid 2?/ Mjeku “shkund” politikën”: Zgjohuni se nesër do të jetë shumë vonë!

Mjeku i Urgjencës Dritan Koçiaj ka ngritur alarmin se kapacitetet spitalore për të sëmurët me Covid janë tejmbushur tashmë.

Në një thirrje të fortë, dërguar kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, Koçiaj thotë se në spitalin COVID 2 janë 6 autoambulanca plot me pacientë në orën 3 të mëngjesit.

“Vende në urgjencë dhe në pavione nuk ka”, thotë mjeku.

Thirrje publike.

Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi.

Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.

Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka.

Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.

Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.

Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.

Po kolapsohet sistemi.

Cdo jete vlen.

Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.

Dritan Kociaj mjek.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si të parandalojmë në mënyrë efektive transmetimin e ftohjes, gripit dhe Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Si të parandalojmë në mënyrë efektive transmetimin e ftohjes, gripit dhe Covid-19?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Ashtu si me çdo sëmundje virale, sa më shpejt që të shfaqen simptomat e para, është më mirë të kufizoni kontaktin dhe të izoloheni derisa ato të zhduken plotësisht.

Veshja e një maske, respektimi i distancës shoqërore dhe masat pengesë (larja e duarve, shmangia e puthjes dhe shtrëngimi i duarve, kollitja në bërryl, përdorimi i shamive të disponueshme, ventilimi i ambienteve të brendshme) te vlerësuara në kontekstin e epidemise aktuale, gjithashtu do kene një ndikim në qarkullimin e viruseve të gripit.

Në rast të simptomave të ngjashme me gripin ose dyshimit të Covid-19, ne duhet te shmangim shkuarjen për të parë njerëz tanë te dobët / te rriskuar!

“Ne nuk shkojmë të shohim gjyshen tonë, as xhaxhain diabetik. As nuk shkojmë në qendra tregtare të mbushura me njerëz, ”

LEXO EDHE:  “Teston pak, e gënjen shumë”/ Erion Dasho leksion qeverisë për situatën e Covid-19: Ja çfarë bëjnë perëndimorët

LEXO EDHE:  “Kontrabandoi qindra tonë drogë”/ Koloneli në Dubai rrëfen si u kap Eldi Dizdari, bosi i kartelit të kokainës

Shpresojme gjithashtu për një ulje të rasteve të gripit dhe nazofaringut këtë dimër, falë gjesteve të pengesave.

Kujdes!!!

Njerëzit mbi moshën 65 vjeç dhe pacientët me sëmundje kronike, sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundje të mëlçisë ose sëmundje të frymëmarrjes duhet të jenë veçanërisht vigjilentë përballë Covid-19 dhe gripit!!

LEXO TE PLOTE