Connect with Us

Video-“Landfilli i Sharrës frymëzim për filmat me mafiozë”/ Paralajmëron Gazment Bardhi: Në fund…

Politikë

Video-“Landfilli i Sharrës frymëzim për filmat me mafiozë”/ Paralajmëron Gazment Bardhi: Në fund…

Publikuar

-

Video-“Landfilli i Sharrës frymëzim për filmat me mafiozë”/ Paralajmëron Gazment Bardhi: Në fund…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar pak minuta më parë një video për Landfillin e Sharrës dhe ka ngritur akuza për aferën korruptive.

Bardhi deklaron se mashtrimet, vjedhjet, korrupsioni, plehrat, armët dhe çunat problematikë janë frymëzim për skenarë filmash me mafiozë.

Ai paralajmëron se në fund mafiozët hanë kokat e njëri-tjetrit dhe përfundojnë në burg.

Frymëzim për skenare filmash me mafiozë! Mashtrime, vjedhje, korrupsion, armë, çuna problematikë! Ah, se desh harruam groposjen e plehrave. Skenari perfekt për një “giallo alla Rilindja”!

Veçse kujdes! Në fund, mafiozët hanë kokat e njëri – tjetrit dhe përfundojnë në burg! Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video!”, shkruan demokrati krahas videos./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

Publikuar

-

Nga

Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t'ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

22 vite më parë u bë Referendum i 22 nëntorit 1998, ku u miratua Kushtetuta nga populli.

Duke marrë shkas nga 22 vjetori i Referendumit, presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët.

Ai kërkon një tjetër Referendum, ndërsa thekson se vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve.

Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.

Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

Publikuar

-

Nga

Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

Duke marrë shkas nga disa foto të publikuara në media, ku shihet që qytetarët janë grumbulluar në vende të ndryshme pavarësisht situatës shëndetësore në vend, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje të fortë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaron se këto pamje na tregojnë se qytetarët nuk po e marrin shumë seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave.

Socialistja kërkon që qytetarët duhet të reflektojnë dhe të përdorin të njëjtat armë që po përdor e gjithë bota në betejën përballë Covid-19.

Të dashur qytetarë,

Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës. Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:

Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm? Në luftë përballë Covid-19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e Bashës në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë/ Balla i kërkon llogari

Publikuar

-

Nga

Taulant Balla zbulon strategjinë që PS mund të përdorë më 25 prill

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka shtruar disa pyetje ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për zhdukjen e kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Balla ka publikuar deklaratën e Adnan Merovcit, ish-shoqëruesit të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka deklaruar në Hagë se Bashën e njihte si përkthyes.

Socialisti kërkon të dijë se përse Basha ndodhej në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë dhe përse kreu i opozitës nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare e Gjykatës.

Hapen dosjet dhe dalin dokumentat e Hagës. Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?

Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?

Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Kujtojmë se Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000”, shkruan numri 2 i PS-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE