Connect with Us

Video/ I mjaftojnë vetëm 47 sekonda, shikoni golin e Moratës në Champions

Sport

Video/ I mjaftojnë vetëm 47 sekonda, shikoni golin e Moratës në Champions

Publikuar

-

Pjesa e parë e sfidës së Champions League midis Dinamo Kiev dhe Juventusit, u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të bardhezinjve.

Djemve të Pirlos u ka bërë mirë pushimi dhe kanë zhbllokuar sfidën në minutën e parë të fraksionit të dytë, falë rrjetës së Alvaro Morata.

Aksion shumë i bukur i kampionëve të Italisë dhe finalizim i sulmuesit spanjoll, i cili i dhuron një avantazh shumë të rëndësishëm Juventusit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shehi: Ndaj Laçit finalja jonë për Europën, ja pse Danso nuk luante!

Publikuar

-

Nga

Orges Shehi nuk e bëri dramë barazimin në derbin edhe pse Tirana doli përfundimisht nga gara për titullin. Trajneri i Tiranës në mikrofonin e Supersport theksoi se sfida e ardhshme ndaj Laçit do të jetë si një finale për Europën dhe se Tirana e ka vetë në dorë fatin e saj. Shehi tregoi edhe arsyen se përse Danso nuk ka luajtur në ndeshjet e kaluara duke vlerësuar paraqitjen e afrikanit.

“Ndeshje derbi janë të luftuara, të forta në çdo sektor të fushës. Maksimumi 1-2 raste ke. Kemi bërë mirë mendoj. Bëmë presing në fillim, më pas u shkëputën repartet dhe Partizani përfitoi. Në pjesën e dytë u munduam të dalim përpara me sulmuesit tanë, që i kemi të shpejtë. Të vjen keq, pasi kemi rikuperuar shumë pikë. Europa varet nga ne, pasi të hënën luajmë një ndeshje direkt me Laçin”.

“Danso? E çuam tek U21, pasi donte formacionin me çdo kusht dhe nuk vinte në grumbullim. E kam marrë në skuadër pa folur me presidentin dhe i thashë që të vijë nëse do të presë shansin e tij, nëse ka ndryshuar mendim. E pa që nuk kishim inat me të, e aktivizuam me Kastriotin dhe Vllazninë”.

“U paraqit mirë dhe i kisha thënë që gjithë inatin që kishte me mua ta shfaqte në fushë. Në fund luajti mirë. Ai është pjesë e skuadrës, me paraqitjen e sotme e meriton formacionin. Nuk ka trajner që pranon që një lojtar të thotë dua të luaj në formacion ose iki nga grumbullimi. Ka reaguar, e ka merituar të luajë dhe bravo i qoftë”.

“Asnjë gjuajtje në portë? Të jem i sinqertë e kishim përgatitur ndeshjen që të bënim sulme të shpejta, të tentonim thellësinë. Raste janë të pakta në derbi, nuk i shfrytëzuam ato që krijuam. Kur luan në orën 19:00 dhe rivalët e di si kanë dalë, edhe një barazim pranohej. Në fund madje u irritova, pasi lojtarët shkuan para dhe na vunë në rrezik. Më mirë barazim dhe me 3 pikë diferencë me rivalin, se sa me 4 pikë diferencë”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta shikon titullin në horizont, “luftë” e ashpër mes 3 skuadrave për mbijetesën

Publikuar

-

Nga

Teksa tashmë është mbyllur edhe java e 33-të, mund t’i hedhim një sy renditjes, që ka pësuar ndryshime.

Teuta kryeson e vetme, me 62 pikë, teksa ka përfituar nga ndalesa e Partizanit dhe Tiranës në derbi. Të kuqtë qëndrojnë pas me 59 pikë, ndërsa bardheblutë renditen të pestët me 54 pikë. Vllaznia dhe Laçi janë në kuotë të barabartë pikët 57, teksa ndajnë vendin e tretë dhe të katërt.

Apolonia tashmë edhe matematikisht ka rënë një Kategorinë e Parë, ndërkohë që Skënderbeu, Kastrioti dhe Bylisi vazhdojnë luftën për mbijetesë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Demi: I zhgënjyer se i kishim rastet. Luftë për titull? Kur është edhe Tirana…

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, e ka cilësuar si zhgënjyes barazimin e sotëm të ekipit të tij ndaj Tiranës në derbi. Ai vlerësoi pas sfidës se ekipi duhej të shfrytëzonte rastet, ndërsa nuk ngurroi të thumbonte edhe rivalët e kësaj ndeshje.

“Normal që jam i zhgënjyer. Ne rastet i kishim, nuk bëmë dot gol. Por ka edhe tre ndeshje deri në fund.

Për titull? Derisa Tirana luan për titull… .Kështu thonë, që luan për titull.

Ndeshja me Teutën? Do të luftojmë”, ishin fjalët e Demit pas sfidës.

LEXO TE PLOTE