Connect with Us

Video/ Goli spektakolar në kampionat, Broja duhet të falenderojë… VAR-in

Sport

Video/ Goli spektakolar në kampionat, Broja duhet të falenderojë… VAR-in

Publikuar

-

Armando Broja ka qenë protagonisti i kësaj jave në Holandë, duke shënuar dy gola për Vitesen përballë ADO Den Hag. Lojtari ka marrë vlerësime për paraqitjen e tij, pasi realizoi gola të rëndësishëm për skuadrën që po ecën me një ritëm kreu në këtë edicion.

Të gjithë vlerësuan sidomos golin e tij të dytë, kur pas një aksioni në krahun e djathtë, lojtari dribloi dy mbrojtës para se të gjuante me të majtën e të çonte topin në rrjetë duke mposhtur portierin. Një gol spektakolar, por që duhej anulluar.

Pamjet televizive tregonin Brojën qartësisht në pozicion jashtë loje në momentin e pasimit dhe lojtarët e ADO Den Hag i kërkuan shpjegime asistentit pse nuk kishte ngritur flamurin. Më kot ata kërkuan ndërhyrjen e VAR; pasi sistemi nuk i ndihmonte dot.

Siç kanë shpjeguar autoritetet përkatëse në Sektorin e Gjykimit në Holandë, kamerat ishin të gjitha në punë, por programi nëpërmjet të cilit operon VAR, nuk funksiononte në disa stadiume gjatë kësaj fundjave. Ndaj salla e VAR nuk mund të provonte me video që Broja ishte në pozicion jashtë loje dhe pa asistencën e videos, nuk lejohet që të japë këshilla për gjyqtarët në fushë. Ndaj goli i Brojës u pranua si i rregullt e sulmuesi iu gëzua dygolëshit të tij të parë mes profesionistëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Mirlind Daku nuk di të ndalet, shënon golin e 19 në Superligën e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Ballkania ka marrë suksesin e radhës në kampionatin e Kosovës teksa ka mposhtur në transfertë Drenicën me rezultatin 1-2. Për të besuarit e Ismet Munishi ndeshja nisin në mënyrën më të mirë të mundshme teksa gjetën golin në minutën e tretë me anë të Krasniqit, ndërsa në vazhdim dyfishuan shifrat falë të zakonshmit Mirlind Daku.

Për ish-sulmuesin e Kukësit, ky ishte goli numër 19 në kampionat në 13 ndeshje të zhvilluara duke impresionuar gjithnjë e më shumë. Me avantazhin 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Drenica u mundua të reagonte dhe të ndryshonte fatet e sfidës.

Megjithatë, nuk shkuan më shumë se realizimi i një goli në minutën e 89 nga Bejtja, një rrjetë e cila vlejti vetëm për statistikë pasi ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli u detyrua të dorëzohej. Pas këtij trepikëshi, Ballkani konfirmohet në krye të renditjes me 32 pikë, ndërsa Drenica është në vendin e pestë me 18 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Avokati zbulon fjalët e fundit të Maradonës dhe denoncon: Kjo ishte kriminale

Publikuar

-

Nga

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë dhe futbolli është zgjuar me një legjendë më pak në ditën e sotme. E gjithë bota flet për këtë ngjarje të trishtë, ndërsa ylli i përjetshëm i Argjentinës, ndërroi jetë në shtëpinë e tij pas një ataku kardiak që pësoi në shtëpinë e tij në “Buenos Aires”.

Kur pa momentet e vështira që po i vinin, Maradona ka telefonuar ambulancën: “Ndihem keq”. Por një vonesë e madhe ishte nga bluzat e bardha që kërkuan më tepër se 30 minuta për të shkuar te argjentinasi dhe e gjetën të pajetë.

Ky rast nuk mund të kalojë kaq lehtë dhe do të jetë avokati i Diegos, Matias Morla, që do ta ndjeki deri në fund.  “E pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk ka pasur vëmendje apo kontroll nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime.

Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund. Ndërsa Diego më tha: “ti je ushtari im, vepro pa mëshirë ”, shkruan Morla.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Çmimet e FIFA-s/ Zbulohet favoriti, në listë edhe Kristiano Ronaldo

Publikuar

-

Nga

Edhe Kristiano Ronaldo është në mesin e njëmbëdhjetë të nominuarve për çmimin “The Fifa 2020” si lojtari më i mirë i vitit. Portugezi i Juves është pjesë e grupit që përfshin Tiago Alkantarën (Bajern / Liverpul),  Kevin de Bryjnen (Mançester Siti), Robert Levandovskin (Bajern), Sadio Manenë (Liverpul), Kilië Mbapenë (Psg), Lionel Mesin (Barcelona), Nejmarin (PSG), Serxhio Ramosin (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpul), Virxhil van Dajkun (Liverpul).

Tre finalistët në këtë kategori dhe gjashtë kategori të tjera do të zbulohen më 11 dhjetor, ndërsa fituesit do të shpallen më 17 dhjetor në një ceremoni në internet. Për futbollin italian vetëm një nominim: ngjyrat blu përfaqësohen nga Rita Guarino, trajnere e grave të Juventusit dhe ish-lojtare.

ÇMIMI I FIFA-S, MË E MIRA PËR KATEGORINË E FEMRAVE

Lusi Bronz (Angli / Olimpik Lion / Mançester Siti)

Delfin Kaskarino (Francë / Olimpik Lion)

Karolinë Hansen (Norvegji / Barcelona)

Pernil Harder (Danimarkë / Volfsburg / Çelsi)

Xhenifer Hermoso (Spanjë / Barcelona)

Xho So-jun (Korea / Çelsi)

Sem Ker (Australi / Çelsi)

Saki Kumagai (Japoni / Olimpik Lion)

Dzsenifer Marozsan (Gjermani / Olimpik Lion)

Vivjan Miedema (Holandë / Arsenal)

Uendi Renard (Francë / Olimpik Lion)

ÇMIMI I FIFA-S, MË I MIRI PËR KATEGORINË E MESHKUJVE

Tiago (Spanjë / Bajern / Liverpul)

Kristiano Ronaldo (Portugali / Juventus)

Kevin de Bryjne (Belgjikë / Mançester Siti)

Robert Levandovski (Poloni / Bajern)

Sadio Mane (Senegal / Liverpul)

Kilië Mbape (Francë / PSG)

Lionel Mesi (Argjentinë / Barcelona)

Nejmar (Brazil / PSG)

Serxho Ramos (Spanjë / Real Madrid)

Mohamed Salah (Egjipt / Liverpul)

Virxhil van Dajk (Holand / Liverpul)

ÇMIMI I FIFA-S, PORTIERJA MË E MIRË, KATEGORIA FEMRA

An-Katrin Berger (Gjermani / Çelsi)

Sarah Bouhadi (Francë / Olimpik Lion)

Kristian Endler (Kili / PSG)

Hedvig Lindahl (Suedi / Volfsburg / Atletiko Madrid)

Alisia Naeher ( USA / Çikago Red Stars)

Eli Roebak (Angli / Mançester Siti)

ÇMIMI I FIFA-S, PORTIERI MË I MIRË, KATEGORIA MESHKUJ

Alissn Beker (Brazil / Liverpul)

Tibou Kortua (Belgjik / Real Madrid)

Kejlor Navas (Kosta Rika / PSG)

Manuel Nojer (Gjermani / Bajern)

Jan Oblak (Slloveni / Atletiko Madrid )

Mark-Andre ter Shtegen (Gjermani / Barcelona)

Çmimi i FIFA-s, trajnerja me e mirë për femra

Lusi Kortes (Spanjë / Barcelona)

Rita Guarino (Itali / Juventus)

Ema Hajes (Angli / Çelsi)

Stefan Lerh (Gjermani / Volfsburg)

Hege Rise (Norvegji / Kviner)

Xhean Luc Vasur (Francë / Olimpik Lion)

Sarina Viegman (Holandë)

ÇMIMI I FIFA-S, TRAJNERI MË I MIRË PËR MESHKUJ

Marselo Bielsa (Argjentinë / Lids)

Hansi Flik (Gjermani / Bajerni)

Jyrgen Klop (Gjermani / Liverpul)

Hulen Lopetegui (Spanjë / Sevija)

Zinedin Zidan (Francë / Real Madrid)

LEXO TE PLOTE