Politikë
Video-Berisha zbulon emrat/ Kush qëndron pas aferës së inceneratorëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që lidhet me inceneratorët në vendin tonë, që kanë vjedhur miliona euro nga taksat e shqiptarëve.
Berisha e cilëson kryeministrin Edi Rama si peshkun e madh, ndërsa thotë se pas tij qëndron ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj.
Sipas tij, në këtë aferë janë përfshirë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, drejtori i Top Channel Ben Blushi dhe Mirel Mërtiri me Klodian Zoton.
“Arben Ahmetaj kryesor pas peshkut të madh Edvin Hajdutit në aferën e djegësave dhe plehrave.
Në këtë aferë janë edhe duart e zeza të Veliajt, Terr Kokës dhe Arben Malavitës.
Në të tre djegesat Elbasan-Fier-Tiranë janë përdorur për të firmosur si fitues të tendervjedhjes së madhe dy sekserë famoz Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Kjo video flet vetë!! Sb”, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...
1 Koment