LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi/ Nis heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve

20 Tetor 2020, 11:40, Aktualitet CNA
Vendimi/ Nis heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve

Vendimi i qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve pritet të nisë nga Kamza dhe Paskuqani.

Dega e Ujësjellës kanalizimeve të këtij qyteti ka shpallur tenderin për ndërtimin e një sistemi depozitash të përbashkëta për furnizimin me ujë të pallateve kryesisht të vjetra. Zona ku Implentohet Projekti jane Pallate ne përgjithësi 5 kate te ndërtuara para viteve 90 dhe furnizimi i abonentëve duke mos qene 24 ore tani per tani furnizohet me depozita ne përgjithësi 1000 litra per çdo abonent duke paraqitur një rrezik per pallatet si per peshën ashtu edhe per lagështirën.

Qëllimi i projektit është ndërtimi i një sistemi furnizimi depozitash kolektive uji per banoret e pallateve Kamez lgj.1 ,jo me me depozita ne taracat e pallateve te cilat ishin një peshe mbingarkese per pallatet.

Projekti do të nisë me variantin e dy depozitave 5 tonëshe per 20-25-30 abonente. Ai ka 2(dy) depozita 5- Tonshe te lidhura ne seri me një pompe me lartësi ngritje 36m-59m me furnizim secila direkt me sasi prurje nga 3-9m3/h me rele me depozite presioni me aparat kundra zjarrit me panel komandues galixhant mekanik dhe elektike. Pompa ,paneli galixhanti elektrik do te lidhet te linja elektrike e shkalles se pallatit dhe do te paguhet ne menyre perpjestimore nga vet abonentet prane zyrave te OSHE.

Në projekt është parashikuar edhe Varianti me 4 depozita 5 tonëshe, ndërkohë që është lënë hapur edhe mundësia e përodrimit të depozitave me forma të ndryshme për pallatet ku mungon hapësira./CNA.al

Lajmet e fundit nga