Connect with Us

Të shtënat me armë ndaj 27-vjeçarit/ Zbardhen detajet e reja

Kronika

Të shtënat me armë ndaj 27-vjeçarit/ Zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku një person ka qëlluar më armë zjarri ndaj 27-vjeçarit Marjo Ferraj.

Mësohet se të riun e kanë pritur të dalë nga shtëpia dhe sapo ai është futur në makinë, automjeti i autorëve i është afruar dhe ka qëlluar drejt makinës së 27-vjeçarit, 2 herë.

Ndërkohë sipas informacioneve nga Policia lokale thuhet se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë.

Dyshohet se dy personat ende të paidentifikuar kanë qenë në një mjet tip “Ëolsvagen”. Sakaq Policia është duke hetuar në disa pista.

LEXO EDHE:  Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në Vorë

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestimi i prokurorit/ FNSH dhe SPAK zbarkojnë në Sarandë, kontrolle në zyrë e banesë

Publikuar

-

Nga

SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në “grackë” Sali Hasa

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se oficerët e SPAK dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa.

Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Kalimash/ Bie në humnerë një automjet

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Kalimash/ Bie në humnerë një automjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksion rrugor që lidh Kalimashin me Kukësin, ku një makinë ka rënë për disa metra në humnerë.

Si pasojë e aksidentit, një përson ka mbetur i plagosur.  Pas nxjerrjes nga mjeti i tij është dërguar me urgjencë për në spital.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga makina, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në Vorë

LEXO EDHE:  Policia kontrolle “blic”/ Goditet një rast trafikimi droge, 6 të shoqëruar 

Ende nuk dihet identiteti i drejtuesit të mjetit që ka mbetur i plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I akuzuar për korrupsion/ Arrestohet prokurori i Sarandës

Publikuar

-

Nga

Arrestohet për korrupsion, prokurori i Sarandës Sali Hasa.

Në pranga ka rënë edhe oficeri i policise gjyqësore, Napoleon Hodaj, si dhe zyrtari i klubit “Përmeti”, Bledar Hajredini.

Njoftim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  “Anti-KÇK provë e kapitullimit të qeverisë”/ Patozi: Rama ka pranuar dështimin
LEXO EDHE:  Policia jep versionin zyrtar për vrasjen në Korçë

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 19.06.2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.40 datë 17.06.2021. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë./vijon…

 

 

LEXO TE PLOTE