LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rregulli absurd në Hungari, Uzuni mund të humbë edhe ndeshjen me Ronaldon

20 Tetor 2020, 06:46, Sport CNA
Rregulli absurd në Hungari, Uzuni mund të humbë edhe ndeshjen me

Nëse fati shpeshherë të bën kapriço, padyshim që në rastin e Myrto Uzunit e ka tepruar tërësisht me mënyrën sesi ka luajtur. Futbollisti dha gjithçka që të bënte ëndrrën realitet, por nuk ka mundur që ta shijojë frytet e kësaj pune të jashtëzakonshme në gjithë këto vite.

Ditën e nesërme Ferencvaroshi do të përballet kundër Barcelonës në ?Camp Nou? dhe ky duhej të ishte kulmi i Myrto Uzunit në karrierë. Por sulmuesi i Shqipërisë nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë ndeshje.

Kjo pasi ka rezultuar së fundmi i infektuar me Koronavirus dhe nuk do të ketë mundësinë që të jetë ndaj Barcelonës. Një shfryrje e lehtë dhe mërzitje që mund të kalonte nëse Hungaria do të procedonte si çdo shtet tjetër.

Por këta të fundit e shtojnë edhe më tepër stresin te Myrto Uzuni falë rregullit të tyre disi të pakuptimtë.

Një futbollist nuk mund të luajë dot për një muaj pas daljes si i infektuar nga pandemia. Pra në rastin e sulmuesit kuqezi jemi ende në ditët e para dhe me një kalendar të ngjeshur të ?Champions League?, do të humbasi të paktën 3 takime në këtë kompeticion.

Sipas llogarive Uzuni mund të kthehet në 21 nëntor, atëherë kur mbeten edhe tre takimet: ?Juventus-Ferencvarosh, Ferencvarosh-Barcelona dhe Dinamo Kiev-Ferencvarosh?.

Lajmet e fundit nga