Connect with Us

Rama kujton tërmetin tragjik/ Greqia na u gjend pranë, ishin gati të sakrifikonin edhe jetën

Politikë

Rama kujton tërmetin tragjik/ Greqia na u gjend pranë, ishin gati të sakrifikonin edhe jetën

Publikuar

-

Rama i përgjigjet Bashës/ Hiq dorë nga dezinformimet

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Kreu i qeverisë ka risjellë në vëmendje ndihmën që Greqia i ofroi Shqipërisë, në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Rama theksoi se trupat greke ishin ndër të parët që na u gjenden pranë dhe ishin gati të sakrifikonin edhe jetën e tyre.

Asnjëherë nuk do ta harroj nxjerrjen nga rrënoja të trupit të një djali të ri nga forcat e ardhura nga Greqia.

Sakrifikuan jo pak, por ishin gati të sakrifikonin edhe jetën e tyre pas orësh të tëra, duke gërmuar me milimetra në një pallat të tërë që ishte rrëzuar.

Me atë kujtim të fortë dhe të paharrueshëm, sot e mikresim këtu mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët”-tha Rama.

LEXO EDHE:  Rama me rusët vodhen 75 milion euro nga taksat e shqiptarëve/ Zbardhet skema e mashtrimit

Më tej, ai theksoi se “Greqia ka qënë dhe mbetet partner strategjik. Greqia është një fqinj i çmuar dhe partneriteti ynë është partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithcka na lidh nga e shkuara”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rithemelimi fillon me rrëzimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008/ Patozi: Ja pse heshtin Rama, Meta e Basha

Publikuar

-

Nga

“Patriark për Shqipërinë e disa gjeneratave”/ Patozi mesazh ngushëllimi për humbjen e Koço Devoles

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka shkruar se rithemelimi i Republikës fillonme rrëzimin e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008.

Nëpërmejt një statusi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se reforma në drejtësi është e nevojshme, por e pamjaftueshme. Sipas koordinatorit të BD vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale, e cila duhet të vijë në fillim si propozim i opozitës.

“RITHEMELIMI I REPUBLIKËS FILLON ME RRËZIMIN E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE TË VITIT 2008
(Rrugëtimi i Bindjes Demokratike – 5)

Prill 2016. Platforma e plotë se si mund të dilet nga kriza e thellë politike, që ka ushqyer një sistem politik të kalbur dhe të korruptuar në Shqipëri.

Reforma në drejtësi është e nevojshme dhe e mirëpritur, por e pamnaftueshme. Vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale, e cila duhet të vijë në fillim si propozim i opozitës.

Ja pse heshtin Rama, Meta dhe Basha për ndryshimet kushtetuese, që mbajnë në këmbë kryetarokracinë”, shkruan Patozi në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon videon/ Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD letër KQZ: Merrni masat për monitorimin e qendrave të votimit

Partia Demokratike ka publikuar një videomontazh dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në video shihet tavolina e kryeministrit Edi Rama e mbuluar nga pluhuri, ndërsa mbi të gjenden bojrat e vizatimit të kreut të qeverisë.

PD pretendon se kryeministri ka 119 ditë pa shkuar në zyrë, ndërsa thekson se qytetarët kanë nevojë për një qeevri që punon për ta.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Facebook Edi nuk punon për ju”, shkruan PD krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

Publikuar

-

Nga

Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t'ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

22 vite më parë u bë Referendum i 22 nëntorit 1998, ku u miratua Kushtetuta nga populli.

Duke marrë shkas nga 22 vjetori i Referendumit, presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët.

Ai kërkon një tjetër Referendum, ndërsa thekson se vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve.

Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.

Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE